Thatësira dhe temperaturat e larta kanë dëmtuar prodhimin e shegës në fshatrat e Lezhës. Një nga fermerët e prekur nga kjo situatë tregon se, për shkak të kushteve klimatike, shegët po kalben në pemë, duke rrezikuar dështimin e të gjithë prodhimit. SYRI TVLexo edhe:Vlorë/ Vaji i ullirit, prodhim i mirë këtë sezon, por kostot e larta dhe mungesa e punëtorëve mbeten sfidë... Thatësira e tejzgjatur dhe temperaturat e larta gjatë këtij viti kanë dhënë ndikim negativ në sektorin e bujqësisë në Lezhë. Një nga kulturat e prekura është edhe shega, frut karakteristik i kësaj zone, ku mungesa e reshjeve dhe i nxehti kanë shkaktuar dëmtimin e prodhimit, duke sjellë plasjen dhe kalbjen e frutave. Nik Gilaj, në fshatin Zejmen, është një prej të prekurve nga kjo situatë. Ai kultivon shegë në një sipërfaqe prej 12 dynymësh, me rreth 1 mijë rrënjë, por pavarësisht investimit dhe punës së vazhdueshme gjatë vitit, prodhimi këtë sezon është dëmtuar, duke i shkaktuar vështirësi ekonomike. Në kushtet kur bujqësia mbetet një burim i rëndësishëm jetese për shumë familje në zonat rurale, dëmet e shkaktuara nga thatësira rikthejnë vëmendjen te nevoja për mbështetje ndaj fermerëve dhe masa që mund t’i ndihmojnë ata të përballojnë humbjet e shkaktuara nga fenomenet klimatike.

