Ndërhyrjet pa kriter, marrja e inerteve kanë dëmtuar lumin Shkumbin. Ambientalistët japin alarmin se situata e krijuar në këtë lum e ka kthyer atë në një përrua teksa rrezikojnë edhe tokat e banorëve të fshatrave përreth, që më bujqësinë mbajnë familjen e tyre. SYRI TVLexo edhe:Rezervuari i Kasharaj, 300 tonë peshk i ngordhur dhe katastrofa ekologjike që nxori në pah dështimin institucional... Lumi Shkumbin po përballet me një shkatërrim të rëndë mjedisor dhe ekologjik për shkak të ndërhyrjeve të pakontrolluara dhe abuzimeve me burimet natyrore. Sipas ambientalistëve, prej dy vitesh rrjedha e lumit Shkumbin, nga Peqini deri në Hotolisht të Librazhdit, është kthyer në një kantier të hapur shfrytëzimi. Aktivisti Arlis Alikaj shprehet se dikur lumi Shkumbin, një nga lumenjtë më të rëndësishëm të Shqipërisë është kthyer në përrua. Ndërhyrjet pa kriter dhe gërryerjet e inerteve në shtratin e lumit kanë shkaktuar muajt e fundit rrëshqitjen e shumë tokave buzë tij në fshatrat Babje e Dragostunjë, me punimin dhe mbjelljen e të cilave banorët e zonës sigurojnë jetesën. Ambientalistët i bëjnë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse të dalin në terren, të vëzhgojnë nga afër punimet dhe të marrin masa të menjëhershme në parandalimin e kësaj masakre mjedisore, efektet e së cilës do të kenë ndikim negativ ndër vite. Në anën tjetër sipas tij do te depozitohet pranë prokurorisë dhe nje kallëzim lidhur me këtë masakër mjedisore.

