Nisja e sezonit të përpunimit të ullinjve, ka sjellë ndotjen e lumit Gjanica në Fier nga fabrikat që prodhojnë vaj. Lumi ka marrë ngjyrë të zezë, ndërsa qytetarët ankohen për ajrin e rëndë që lëshohet në ambiente. Ekspertët ngrenë alarmin për mungesë kontrollesh, ndërsa jashtë kamerave agjencia e mjedisit konfirmon se fabrikat nuk kanë kapacitete për përpunimin e mbetjeve të ullirit, të cilat derdhen në lumë. Syr tvLexo edhe:SYRI TV/ Nis vjelja e mandarinës në Konispol, grumbulluesit: Shteti nuk na ka mbështetur Sezoni i përpunimit të ullirit ka rikthyer ndotjen e lumit Gjanica nga mbetjet e fabrikave të prodhimit të vajit. Një problem që përsëritet çdo vit, ndërsa qytetarët, ambientalistët dhe prodhuesit kërkojnë zgjidhje. Banorët shprehen të shqetësuar për ndotjen e lumit dhe aromën e rëndë që përhapet në zonat pranë tij. Përfaqësuesit e shoqatave mjedisore e cilësojnë situatën alarmante dhe kërkojnë kontrolle e masa konkrete ndaj ndotësve, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e monitorimit mjedisor. Pronarët e fabrikave thonë se përballen me një ngërç ligjor dhe teknik. Ata deklarojnë se prodhojnë deri në 15 mijë litra mbetje të lëngshme në ditë dhe nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për trajtimin e tyre. Drejtoria Rajonale e Mjedisit në Fier bën me dije se lejet e tipit C nuk janë më të vlefshme dhe subjektet duhet të pajisen me leje të tipit B. Në qark operojnë rreth 80 fabrika përpunimi, por asnjëra nuk e ka marrë ende këtë leje.

