Lajme Zone
SYRI TV/ Letra, fotografi origjinale dhe dokumente, ekspozitë e rrallë për 150-vjetorin e Faik Konicës
EkonomiSyri

SYRI TV/ Letra, fotografi origjinale dhe dokumente, ekspozitë e rrallë për 150-vjetorin e Faik Konicës

Në 150-vjetorin e lindjes së Faik Konicës, në Korçë është çelur për herë të parë një ekspozitë e veçantë me objekte dhe dokumente origjinale nga jeta e tij. Biblioteka personale, letërkëmbime të rralla, fotografi dhe vula origjinale Ex Libris, e derdhur në argjend, sjellin për publikun një dimension më pak të njohur të figurës së shquar të kulturës shqiptare, duke zbardhur formimin e tij intelektual dhe marrëdhëniet me bashkëkohësit.

Në 150-vjetorin e lindjes së Faik Konicës, në Korçë është çelur për herë të parë një ekspozitë e veçantë me objekte dhe dokumente origjinale nga jeta e tij. Biblioteka personale, letërkëmbime të rralla, fotografi dhe vula origjinale Ex Libris, e derdhur në argjend, sjellin për publikun një dimension më pak të njohur të figurës së shquar të kulturës shqiptare, duke zbardhur formimin e tij intelektual dhe marrëdhëniet me bashkëkohësit. Syri tvLexo edhe:SYRI TV/ Fermerët pa treg dhe pa mbështetje, bien sipërfaqet e mbjella me grurë dhe bathë në Lushnjë Në 150-vjetorin e lindjes së Faik Konicës, në Korçë është çelur për herë të parë një ekspozitë me pjesë nga biblioteka e tij personale, dokumente, letërkëmbime dhe fotografi origjinale. Mes objekteve më të veçanta është vula origjinale Ex Libris, e derdhur në argjend. Majlinda Toçi, drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë theksoi rëndësinë e bibliotekës personale të Konicës për të kuptuar formimin e tij intelektual. Jorida Tollkuçi, drejtoreshë e Bibliotekës së Korçës u shpreh se përmes librave, letërkëmbimeve dhe dokumenteve synohet të njihet edhe ana njerëzore e Konicës, si dhe lidhja e tij me intelektualët korçarë. Interes të veçantë paraqesin tetë letra origjinale të Faik Konicës drejtuar Rauf Ficos dhe Pandeli Çeços. Pjesë e ekspozitës janë edhe dy fotografi origjinale të tij, njëra e realizuar më 7 prill 1939, ditën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, dhe një fotografi gjatë një interviste në një radio në Ëashington. Niko Kotherja, historian bëri të ditur se letrat zbulojnë aspekte të panjohura të karakterit dhe komunikimit të Konicës me bashkëkohësit, ndërsa fotografitë sjellin dëshmi të rralla nga jeta e tij në Shtetet e Bashkuara. Përmes këtyre materialeve, ekspozita sjell më pranë publikut jetën, formimin intelektual dhe kontributin e një prej figurave më të rëndësishme të kulturës shqiptare, duke vënë në fokus jo vetëm krijimtarinë, por edhe marrëdhëniet e Konicës me bashkëkohësit dhe lidhjen e tij me qytetin e Korçës.