Lajme Zone
SYRI TV/ Korçë - Ekspozitë fotografike të Shqipërisë së 1918, historiani francez tregon dëshmitë e rralla
PolitikëSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

SYRI TV/ Korçë - Ekspozitë fotografike të Shqipërisë së 1918, historiani francez tregon dëshmitë e rralla

Një ekspozitë fotografike është çelur në Korçë e cila sjell pamje të rralla të Shqipërisë së viteve 1918. Përmes fotografive të realizuara nga oficeri francez Silhol, ekspozita dokumenton një periudhë të rëndësishme të historisë së vendit. Përtej dokumentimit ushtarak, fotografitë kanë një vlerë të veçantë historike dhe njerëzore, pasi fokusohen te shqiptarët, veshjet, traditat

Një ekspozitë fotografike është çelur në Korçë e cila sjell pamje të rralla të Shqipërisë së viteve 1918. Përmes fotografive të realizuara nga oficeri francez Silhol, ekspozita dokumenton një periudhë të rëndësishme të historisë së vendit. Përtej dokumentimit ushtarak, fotografitë kanë një vlerë të veçantë historike dhe njerëzore, pasi fokusohen te shqiptarët, veshjet, traditat Syri tvLexo edhe:'Humbja e jetëve të elektricistëve, bilanc lufte’, Karapici: Ka dështuar sistemi menaxherial i OSHEE Në prag të 11 Nëntorit, ditës që shënon armëpushimin e Luftës së Parë Botërore, në qytetin e Korçës është çelur një ekspozitë fotografike, e cila sjell për publikun pamje të rralla nga Shqipëria e viteve 1917–1918.Përmes fotografive të realizuara nga oficeri francez Lieutenant Silhol, ekspozita dokumenton një periudhë të rëndësishme të historisë së vendit, duke sjellë jo vetëm praninë e ushtrisë franceze në territorin shqiptar, por edhe jetën e përditshme të banorëve, peizazhet dhe zonat e thella malore. Historiani francez Gregor Marchal flet per kete periudhe Përtej dokumentimit ushtarak, fotografitë kanë një vlerë të veçantë historike dhe njerëzore, pasi fokusohen te shqiptarët, veshjet, traditat dhe mënyra e tyre e jetesës. Sipas historianit, oficeri francez shquhej edhe për kujdesin ndaj ushtarëve, kafshëve dhe popullsisë vendase. E pranishme në çeljen e ekspozitës, ambasadorja e Francës në Shqipëri vlerësoi rëndësinë e kësaj nisme, duke e lidhur përkujtimin e 11 Nëntorit me mesazhin e paqes dhe kujtesës historike. Përmes këtyre fotografive, Korça rikthen në vëmendje një kapitull të rëndësishëm të së kaluarës së saj, duke dëshmuar se historia e Luftës së Parë Botërore nuk përbëhet vetëm nga betejat dhe zhvillimet politike, por edhe nga njerëzit, jeta dhe marrëdhëniet që u krijuan në atë periudhë.