SYRI TV Institucionet shtetërore kujtohen për komunitetin rom vetëm kur ka zgjedhje. Kjo është ankesa që vjen nga kryeplaku i këtij komuniteti ne Baltëz të Fieri, i cili thekson se atyre u mungojnë shërbimet baze dhe investimet në këtë zonë ku jetojnë ka kohë që nuk realizohen .Lexo edhe:Gjashtë muaj nga sulmi ndaj Sami Currit, organizatat e medias kërkon zbardhjen e ngjarjes Kryeplaku i komunitetit rom në Baltëz të Fierit, Latif Kazanxhiu, kritikon institucionet për mungesën e vëmendjes ndaj këtij komuniteti, duke theksuar se interesimi për problemet e tyre shfaqet vetëm në prag të zgjedhjeve, një herë në katër vjet. Sipas tij, karta e identitetit nuk është shqetësimi kryesor, por mungesa e shërbimeve bazë dhe investimeve për përmirësimin e kushteve të jetesës. Reagimi vjen në një kohë kur Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka kërkuar nga Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” zgjidhjen e problemit të pajisjes me dokumente identifikimi të qytetarëve romë dhe egjiptianë në vështirësi ekonomike.

