Kisha e Shën Nikollit në Krutje, monument kulture i kategorisë së parë, po shkon drejt shkatërrimit, ndërsa frekuentohet nga besimtarët dhe banorët e zonës. Restaurimi i fundit i saj ka qenë para 1 shekulli, ndërsa Ministria e Kulturës nuk ka marrë asnjë masë për restaurimin e saj. Prifti At Ilia thotë se janë bërë kërkesa të shumta institucioneve përkatëse për të ruajtur vlerat unike të saj, por nuk janë marrë parasysh. Kisha e Shën Nikollit në Krutje, në zonën e Myzeqesë, monument kulture i kategorisë së parë, po shkon drejt rrënimit total. Naosi, afresket, çatia dhe kolonat mbajtëse janë dëmtuar rëndë.Lexo edhe:Pas mjekëve dhe infermierëve, Gjermania na merr edhe shoferët: Provimi do jepet në gjuhën shqipe Pavarësisht kërkesave të besimtarëve dhe Mitropolisë së Beratit, ende nuk ka një projekt restaurimi për të ruajtur vlerat e saj unike. Prifti At Ilia thotë se janë ankuar në institucionet përkatëse për degradimin e kishës, por deri tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje. Restaurimi i fundit i saj daton më shumë se një shekull më parë, në vitin 1922. Kisha është shpallur monument kulture prej 60 vitesh, ndërsa institucionet dhe Ministria e Kulturës e kanë braktisur.
