SYRI TV Në tregun e Këlcyrës, banorët e zonave rurale vijojnë të tregtojnë produktet e tyre në shesh të hapur, pa kushte të përshtatshme për ruajtjen e tyre. Edhe pse tregtarët paguajnë taksën pranë Bashkisë Këlcyrë, ata shprehen se prej vitesh u është premtuar ndërtimi i një tregu të mirëfilltë, por deri më tani ky premtim nuk është realizuar, ndërsa ata detyrohen të vazhdojnë tregtimin në kushte te papërshtatshme.Lexo edhe:Horoskopi 3 Gusht/ Një ditë vendimesh të rëndësishme për disa shenja Në tregun e Këlcyrës, banorët e zonave rurale vijojnë të tregtojnë produktet e tyre në shesh të hapur, edhe gjate ditëve me temperatura të larta. Kryesisht bëhet fjalë për produkte bulmeti, të cilat shiten pa kushte të përshtatshme për ruajtjen e tyre. Edhe pse tregtarët paguajnë taksën pranë Bashkisë Këlcyrë, ata shprehen se prej vitesh u është premtuar ndërtimi i një tregu të mirëfilltë, por deri më sot, sipas tyre, nuk ka asgjë konkrete. Banorët akuzojnë kryetarin e bashkisë se premtimi ka mbetur vetëm në letër, ndërsa ata detyrohen të vazhdojnë tregtimin në kushte të papërshtatshme. Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre është mungesa e kontrolleve ndaj mënyrës së tregtimit të produkteve ushqimore, pavarësisht temperaturave të larta të kësaj periudhe. Për të mësuar se çfarë ka ndodhur me projektin e premtuar, redaksia jonë i është drejtuar zyrtarisht Bashkisë Këlcyrë me një kërkesë për informacion, duke kërkuar dokumentacionin dhe materialet e projektit. Por institucioni nuk ka dhënë asnjë përgjigje brenda afatit ligjor, duke shmangur transparencën për një investim që prej vitesh u premtohet tregtarëve dhe banorëve të zonës.
