Ndonëse moti është i mirë dhe stina favorizon turizmin kulturor, Gjirokastra e këtij fillim Nëntori është e zbrazur nga turistët e huaj. Në zonën e pazarit bizneset pothuajse kanë pushuar aktivitetin duke ulur qepenat, ndërsa sipërmarrësit tregojnë se situata është njësoj si në vitet e mëparshme. Syri tvLexo edhe:SYRI TV/ Bashkia Has investon në rrugë rurale, asfaltohen disa akse në zonat malore Përtej propagandës për turizëm gjithëvjetor, qyteti i gurtë duket se ka humbur shumë shpejt vizitorët. Në një kohë kur stina favorizon turizmin kulturor, rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës, këtë fillim nëntori janë të zbrazta, as në lagjet muzeale, aty ku gjatë verës nuk kalon dot, sot nuk ka turistë. Mungesa e turistëve kaq herët ka bërë që edhe bizneset të ulin qepenat. Kjo është një nga problematikat e ngritura nga biznesmeni Hysen Kodra, i cili thotë se pavarësisht fluksit të vizitorëve, ka ende çështje që kërkojnë zgjidhje për të lehtësuar përvojën e turistëve në Gjirokastër.

