Lajme Zone
SYRI TV/ Elbasan - Pjeshkët pa treg, fermerët me humbje, çifti i të moshuarve përballet me vështirësi
EkonomiSyri

SYRI TV/ Elbasan - Pjeshkët pa treg, fermerët me humbje, çifti i të moshuarve përballet me vështirësi

Aqif Xhakoi dhe bashkëshortja e tij vijojnë të punojnë në kultivimin e pjeshkëve, pavarësisht moshës së thyer dhe mungesës së krahut të punës. Por çdo dite ata përballen me mungesën e tregut, çmimeve të ulëta dhe problemeve me vaditjen. Të ardhurat e pakta, pensionet e ulëta dhe mungesa e subvencioneve i detyrojnë të moshuarit të vazhdojnë punën, ndërsa pjesa e prodhimit rrezikon të mbetet stok ose të përfundojë në tokë.

Aqif Xhakoi dhe bashkëshortja e tij vijojnë të punojnë në kultivimin e pjeshkëve, pavarësisht moshës së thyer dhe mungesës së krahut të punës. Por çdo dite ata përballen me mungesën e tregut, çmimeve të ulëta dhe problemeve me vaditjen. Të ardhurat e pakta, pensionet e ulëta dhe mungesa e subvencioneve i detyrojnë të moshuarit të vazhdojnë punën, ndërsa pjesa e prodhimit rrezikon të mbetet stok ose të përfjë në tokë. Syri tvLexo edhe:Pamje skandaloze nga Berati, Denoncimi: Jetojmë mes plehrave, po sëmuremi! Bashkia s'vjen ti pastrojë Prej më shumë se 12 vitesh, Aqif Xhakoi, 74 vjeç, dhe bashkëshortja e tij merren me kultivimin e varieteteve të ndryshme të pjeshkëve. Ndonëse në moshë të thyer, ata detyrohen të kujdesen vetë për pemët frutore dhe vjeljen e prodhimit, pasi krahu i punës mungon dhe fëmijët i kanë jashtë vendit. Çifti thotë se gjatë pesë viteve të fundit situata është përkeqësuar ndjeshëm. Pavarësisht lodhjes dhe mundit të madh, në fund fermerët përballen me humbje. Sipas tyre, mungesa e një pike grumbullimi i detyron t’ua shesin prodhimin tregtarëve me çmime të ulëta, duke bërë që puna e një viti të mos shpërblehet. Bashkëshortja e Aqif Xhakoi tregon se një pjesë e madhe e prodhimit përfn në tokë, pasi mungon tregu dhe frutat mbeten stok. Krahas problemeve me shitjen, në zonë shqetësim mbetet edhe uji i vaditjes, i cili mungon, duke rrezikuar më tej prodhimin. Edhe pse në moshë të thyer, çifti shprehet se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë punën. Pensionet e ulëta dhe shpenzimet e larta, veçanërisht për ilaçet, i detyrojnë të moshuarit të sigurojnë vetë të ardhurat, pasi nuk duan t’u bëhen barrë fëmijëve të tyre, të cilët janë detyruar të largohen jashtë vendit. Ndërkohë, nga shteti, sipas tyre, subvencionet dhe ndihma mungojnë, duke i lënë fermerët të përballen të vetëm me vështirësitë.