Lajme Zone
SYRI TV/ Ekonomistja që merret me bletë: 20 vite mes punës, familjes dhe koshereve
EkonomiSyri

SYRI TV/ Ekonomistja që merret me bletë: 20 vite mes punës, familjes dhe koshereve

Gjatë ditës është ekonomiste dhe nënë e tre fëmijëve, ndërsa pas pune, rrugëtimi i saj vazhdon mes koshereve. Merushja, nga Kremenari i Mallakastrës, merret me bletari prej afro 20 vitesh. Pasionin për bletët e ka trashëguar nga gjyshi dhe babai, ndërsa gjithçka nisi me vetëm pesë koshere.Me kalimin e viteve, ato u shtuan dhe bletaria u kthye në një pjesë të pandashme të jetës së saj.

Gjatë ditës është ekonomiste dhe nënë e tre fëmijëve, ndërsa pas pune, rrugëtimi i saj vazhdon mes koshereve. Merushja, nga Kremenari i Mallakastrës, merret me bletari prej afro 20 vitesh. Pasionin për bletët e ka trashëguar nga gjyshi dhe babai, ndërsa gjithçka nisi me vetëm pesë koshere.Me kalimin e viteve, ato u shtuan dhe bletaria u kthye në një pjesë të pandashme të jetës së saj. SYRI TVLexo edhe:Kaos dhe radhë kilometrike në aksin Lezhë-Shëngjin! Kthimi nga plazhi kthehet në makth për pushuesit Dy vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta për të dhe për bletarët e tjerë. Thatësira dhe mungesa e reshjeve kanë pakësuar lulet dhe bimësinë, duke ndikuar drejtpërdrejt në prodhimin e mjaltit. Edhe sëmundjet e bletëve kanë sjellë vështirësi. Pas vitesh pa mbështetje, vitin e kaluar mori subvencion për herë të parë, ndërsa këtë vit ka aplikuar sërish dhe ka përfituar. Edhe pse puna me bletët nuk është pa rrezik, Merushja nuk trembet nga thumbimet. Thotë se ka pasur raste kur bletët e kanë thumbuar, por kjo nuk e ka larguar nga kosheret. Mes punës, familjes dhe përkujdesjes për bletët, ajo gjen gjithmonë kohë për pasionin që e shoqëron prej dy dekadash. Për Merushen, bletaria nuk është thjesht një mënyrë për të prodhuar mjaltë. Është një traditë familjare, një pasion dhe një pjesë e pandashme e jetës së saj. “Bletët janë pasioni im dhe pjesë e jetës sime.”