Lajme Zone
SYRI TV/ Drama e 43-vjeçarit Gazmir Beqiri, qytetari nga Cërriku prej 14 vjetësh i sëmurë
SportSyri

SYRI TV/ Drama e 43-vjeçarit Gazmir Beqiri, qytetari nga Cërriku prej 14 vjetësh i sëmurë

Pa para, në varfëri ekstreme, pa strehë dhe më një sëmundje që kryefamiljarin e përndjek prej 14 vitesh. Kjo është historia e Gazmir Beqirit nga Cerriku, i cili 12 herë në muaj bën dializë në Elbasan, por sëmundja dhe pamundësia për të punuar, e kanë rrënuar ekonomikisht këtë familje. Bashkëshortja dhe vet Gazmiri apelojnë për ndihmë.

Pa para, në varfëri ekstreme, pa strehë dhe më një sëmundje që kryefamiljarin e përndjek prej 14 vitesh. Kjo është historia e Gazmir Beqirit nga Cerriku, i cili 12 herë në muaj bën dializë në Elbasan, por sëmundja dhe pamundësia për të punuar, e kanë rrënuar ekonomikisht këtë familje. Bashkëshortja dhe vet Gazmiri apelojnë për ndihmë. SYRI TVLexo edhe:Mësimet më të vlefshme të jetës, që shpesh i kuptojmë vonë Familja Beqiri në Cërrik prej vitesh jeton me dramën e rëndë të sëmundjes së kryefamiljarit, 43-vjeçarit Gazmir Beqiri. Prej 16 vitesh ai përballet me një betejë të vështirë për jetën,ndërsa 14 vitet e fundit për të janë kthyer në një kalvar të gjatë vuajtjesh. Të paktën 12 herë në muaj, ai detyrohet të udhëtojë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit për të kryer dializën pasi veshkat kane dale totalisht jashte funksionit. Kostot ekonomike janë bërë të papërballueshme për familjen Beqiri. E vetmja ndihmë që ata përfitojnë nga shteti është vetëm 10 mijë lekë të reja në muaj, një shumë që nuk mbulon as dy ditë trajtimi. Me lot në sy, bashkëshortja e tij tregon për Syri tv se vetëm një qese gjak kushton 40 mijë lekë, ndërsa transportin nga Cërriku në Elbasan detyrohen ta paguajnë vetë. I dëshpëruar nga veshtiresite shendetesore e pamundesite ekonomike, Gazmiri sipas bashkëshortes ka kaluar dy herë parainfarkt, vuan nga depresioni dhe parkinsoni e megjithatë çdo përpjekje nga ana e familjes për të përballuar këtë situatë është thuajse e kotë. Në këto kushte, mes sëmundjes, pamundësive financiare, dhe mungesës së një strehe, vet Gazmiri ka një thirrje duke kërkuar ndihmë.