Fermerët në fshatrat e Cerrikut ankohen se shegët po u mbeten stok. Kostot e larta të fuqisë punëtore, janë një nga shkaqet e reja, që po fut bujqësinë në kolaps. Sipas fermerëve për shkak të kostos së lartë të punëtorëve, por edhe mungesës së tregut, këtë sezon po lënë prodhimin e shegëve pa vjelë. Aktualisht një kilogram shegë po tregtohet me vetëm 70 lekë, ndërkohë që fermerët shprehen se ky çmim nuk mbulon dot asnjë shpenzim.Lexo edhe:SYRI TV/ Shkodër, amortizohet rruga 'Selim Çoba', gropat me ujë kthehen në 'liqen' Për këtë arsye, shumica prej tyre detyrohen që shegët të mos i mbledhin dhe t'i lënë të kalben në pemë. Ndonëse prodhimi këtë vit ka qenë i bollshëm në Lumas, fermerët shprehen se mungesa e tregut apo e një pike grumbullimi bën që shegët të mbesin pa shitur, pasi nuk mund të dalin anë rrugës për të tregtuar. Mungesa e fuqisë punëtore dhe pagesat mbi 2 500 lekë në ditë për punëtorët janë ndër arsyet pse nuk ia vlen të punohet me plantacionet e shegëve.

