Lajme Zone
SYRI TV/ Bie numri i lindjeve në Fier, rreth 1500 lindje më pak 5 vjeçarin e fundit
EkonomiSyri

SYRI TV/ Bie numri i lindjeve në Fier, rreth 1500 lindje më pak 5 vjeçarin e fundit

Vit pas viti, qyteti i Fierit po përballet me rënie drastike të numrit të lindjeve. Shefi i Maternitetit të Fierit, Robert Luto, rendit si faktorë kryesorë emigracionin, zgjedhjen e spitaleve private, por edhe orientimin drejt materniteteve në Tiranë. Gjithashtu, në rënie paraqitet edhe numri i aborteve.

Vit pas viti, qyteti i Fierit po përballet me rënie drastike të numrit të lindjeve. Shefi i Maternitetit të Fierit, Robert Luto, rendit si faktorë kryesorë emigracionin, zgjedhjen e spitaleve private, por edhe orientimin drejt materniteteve në Tiranë. Gjithashtu, në rënie paraqitet edhe numri i aborteve. Fieri vijon të përballet, nga viti në vit, me rënie drastike të numrit të lindjeve. Sipas shefit të Maternitetit të Fierit, Robert Luto, nga 2000-2500 lindje që regjistroheshin në 5-vjeçarin e fundit, tashmë numri ka zbritur në rreth 1000 lindje në vit. Sipas tij, faktorët kryesorë janë lëvizjet demografike, emigracioni, zgjedhja e spitaleve private, por edhe orientimi i një pjese të nënave drejt materniteteve në Tiranë.Lexo edhe:Kujdes nga i nxehti! Ja parashikimi i motit për sot dhe sa do të shkojnë temperaturat Luto thekson se vitet e fundit është rritur ndjeshëm edhe numri i lindjeve me operacion cezarian, të cilat tashmë janë më të shumta se lindjet natyrale. Në rënie paraqitet edhe numri i aborteve. Nëse gjatë gjashtëmujorëve të parë të viteve 2024-2025 regjistroheshin rreth 300 raste vjetore, në 6-mujorin e parë të vitit 2026 ky numër ka arritur në rreth 100. Shefi i Maternitetit të Fierit bën me dije se ky institucion vijon të presë edhe paciente nga qytete të tjera të vendit, të cilat zgjedhin Fierin për kryerjen e ndërprerjes së shtatzënisë.