SYRI TV Banorët e fshatit Kreshpan në Fier edhe pse të lënë në harresë, kanë ndërmarrë nismën vet për të sistemuar infrastrukturën rrugore, por janë ndaluar nga policia. Ata shprehen se u kanë premtuar për shtrimin e aksit, por kanë qenë vetëm premtime elektorale dhe asgjë më shumë. Banorët i bëjnë apel Njësisë Administrative Cakran të marrë masa për këtë situatë.Lexo edhe:Horoskopi për ditën e mërkurë, 28 Tetor 2026 Ata shprehen se i kanë paguar rregullisht detyrimet vendore, përfshirë edhe taksat mbi tokën, por, sipas tyre, kjo nuk është reflektuar në investime konkrete për komunitetin. Banorët tregojnë se janë ankuar disa herë pranë Njësisë Administrative Cakran dhe se gjatë fushatave elektorale u janë premtuar ndërhyrje për sistemimin e rrugëve pro kanë mbetur vetëm premtime. Përballë kësaj situate, banorët thonë se kanë vendosur të ndërhyjnë vetë. Çdo familje ka kontribuar me nga 100 deri në 200 mijë lekë të vjetra, me qëllim shtrimin e rrugës kryesore me material bituminoz. Por, sipas tyre, nisma është ndërprerë pas ndërhyrjes së policisë, e cila i ka ndaluar punimet, duke i konsideruar ato ndërtim të paligjshëm. Deri në një reagim zyrtar nga Njësia Administrative Cakran dhe institucionet përgjegjëse, shqetësimet e banorëve mbeten një apel për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës në këtë zonë.

