Lajme Zone
SYRI TV/ 5 muaj pa zgjidhje për ujin e pijshëm, banorët e Fushë-Buallit para bashkisë, Llatja nuk i pret
PolitikëSyri

SYRI TV/ 5 muaj pa zgjidhje për ujin e pijshëm, banorët e Fushë-Buallit para bashkisë, Llatja nuk i pret

Banorët e Fushë Buallit në Elbasan, teksa kanë pesë muaj që presin zgjidhje për ujin e pijshëm, kërkuan të takojnë kryebashkiakun Gledian Llatja.

Banorët e Fushë Buallit në Elbasan, teksa kanë pesë muaj që presin zgjidhje për ujin e pijshëm, kërkuan të takojnë kryebashkiakun Gledian Llatja. Të indinjuar thonë se kjo situatë i ka stresuar, pasi e kanë të pamundur ti garantojnë vetë nevojat për ujë. Sipas tyre mungesa e ujit po largon nga fshati jo vetëm të rinjtë, por edhe të moshuarit. Kanë dyshime se fondi për rrjetin e ujësjellësit të jetë harxhuar( pra të jetë fiktiv).Lexo edhe:Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Këshilltarja e opozitës Bianka Çopja, pohon se mungon vullneti dhe buxheti për ti dhënë zgjdhje problematikës së ujit të pijshëm. Prej 5 muajsh 92 familje në lagjen Langë në Fush Buall, vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, pas punimeve të një hidrocentrali në zonë.Ata kërkojnë një zgjidhje të menjëherëshme nga ana e institucioneve pasi në të kundërt paralajmërojnë veprime të mëtejshme.