Fitorja bindëse e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit solli edhe surpriza. Për herë të parë, në Senatin amerikan u zgjodh një mysliman, i cili pas sulmeve të republikanëve iu drejtua me ironi zv.presidentit Vance: “Habibi”. Fitore korri edhe burri i parë i deklaruar gay që zgjidhet senator, i cili festoi përkrah bashkëshortit të tij. “Miçigan, ia dolëm!” Me këto fjalë e nisi festimin Abdul El-Sayed, 42 vjeç, mjeku që bëhet myslimani i parë i zgjedhur në Senatin amerikan. Demokrati mundi republikanin Mike Rogers, pas një fushate ku besimi i tij fetar u bë objekt sulmesh. LEXO edhe...Chris Pappas hyn në histori, bëhet burri i parë gay i zgjedhur në Senatin amerikan Trump dhe aleatët e tij e lidhën me ekstremizmin dhe Vëllazërinë Myslimane, akuza që El-Sayed i mohoi. Kundërshtimi i tij ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin ishte gjithashtu në qendër të përplasjes politike. Pas fitores, përgjigjja e tij shkoi drejtpërdrejt te Vance. “JD, habibi, çfarë ironie e këndshme që je i detyruar nga Kushtetuta të më betosh në janar", tha ai. Ai gjithashtu i drejtoi një mesazh të ashpër Trumpit. “E di që e ke të vështirë ta shqiptosh emrin tim, ndaj, pasi JD të më betojë, mund të më thërrasësh thjesht senator”, tha El-Sayed. Një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen erdhi nga Nju-Hempshëri. Chris Pappas, që mundi republikanin John E. Sununu, bëhet burri i parë i deklaruar gay i zgjedhur në Senat. Në skenën e fitores, demokrati falënderoi bashkëshortin, Vann Bentley. “Jam njeriu më me fat, sepse jam i martuar me burrin që dua. Dhe pavarësisht të gjitha sulmeve dhe gënjeshtrave, është mirë të dish se dashuria dhe e vërteta mbizotëruan sonte”, tha ai, duke përqafuar bashkëshortin. Në Kansas, surprizën e solli një pastor. Adam Hamilton mundi senatorin republikan Roger Marshall, megjithëse Trump dhe Vance shkuan në shtet për të mbështetur rivalin e tij. Hamilton bëhet demokrati i parë i zgjedhur senator nga Kansasi në 94 vjet. Ai dhe James Talarico, fituesi demokrat i garës për Senat në Teksas, e vendosën besimin e krishterë në qendër të mesazhit të tyre për solidaritet dhe kujdes ndaj të varfërve. Në Xhorxhia, ish-kryebashkiakja e Atlantës, Keisha Lance Bottoms, mundi miliarderin republikan Rick Jackson dhe bëhet gruaja e parë me ngjyrë e zgjedhur guvernatore në historinë amerikane. Në Nju-Meksiko, Deb Haaland, pjesëtare e komunitetit Laguna Pueblo dhe ish-sekretare e Brendshme e administratës Biden, bëhet gruaja e parë nga komunitetet e amerikanëve vendas. “Dua që çdo fëmijë që na sheh ta dijë se ëndrrat e tij kanë rëndësi”, tha ajo pas fitores. Nga komunitetet e amerikanëve vendas vjen edhe Peggy Flanagan, e cila fitoi në Minesota dhe bëhet gruaja e parë e këtij komuniteti e zgjedhur në Senatin amerikan. Ndërsa në Teksas, Gina Hinojosa rrëzoi republikanin Greg Abbott dhe do të jetë guvernatorja e parë latine e shtetit. Një fitore historike regjistruan edhe republikanët. Aleati i Trump, Byron Donalds, fitoi në Florida dhe bëhet guvernatori i parë me ngjyrë i këtij shteti. SI.E./ReportTv.al Abdul El Sayed SHBA zgjedhjet ne shba Mike Rogers Chris Pappas Adam Hamilton Roger Marshall Keisha Lance Bottoms Deb Haaland Peggy Flanagan Gina Hinojosa Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.8% Veliajn 24.1% Asnjërin 21.1% Vota total: 431 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

