Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se ka sulmuar dhe kërcënuar me thikë një stomatologe në klinikën e saj dentare, duke i marrë një laptop.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, ku Artur Çina dyshohet se ka hyrë me forcë në ambientet e klinikës, i armatosur me një mjet prerës.
Gjatë sulmit, ai ka kërcënuar stomatologen me thikë, ndërsa i ka grisur edhe përparësen që mbante veshur. Më pas, 44-vjeçari ka marrë një laptop dhe është larguar nga vendngjarja. Pas hetimeve dhe veprimeve të kryera, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Policia nuk ka bërë të ditur detaje të tjera lidhur me identitetin e autorit dhe gjendjen e stomatologes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet

