Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sulmi te Gjykata e Apelit, si nisën aktet e dhunshme të protestuesve me maska! Dogjën tabelën, shkelmuan e thyen dyert (VIDEO)


Protestuesit e maskuar nisën fillimisht të thyenin dhe digjnin tabelën e njoftimeve në ambientet e jashtme të gjykatës.  Më pas, një tjetër që për maskë ka përdorur një sinjalizues rrugor konik, hap dyert e hekurta të gjykatës dhe të tjerët hdhen në sulm.

Vetëm dy ditë më parë, Gjykata e Apelit në Tiranë u kthye në objektin e radhës të sulmeve të protestuesve. Këta të fundit, të maskuar, nisën fillimisht të thyenin dhe digjnin tabelën e njoftimeve në ambientet e jashtme. Më pas, një tjetër që për maskë ka përdorur një sinjalizues rrugor konik, hap dyert e hekurta të gjykatës. Të tjerët janë gati për sulm. Të armatosur me një tabelë rrugore të shkulur nga vendi, ata shkelmojnë dhe godasin dyert prej xhami derisa çdo copë thërrmohet. LEXO EDHE:27-vjeçari me aftësi të kufizuara i shkruan për ta takuar, Rama e pret në Kryeministri: Një vizitor i veçantë, pa gurë në xhep, kjo është demokracia! Me furi e tërbim, shkelmojnë sa mundin dyert dhe hyjnë brenda ambienteve të gjykatës ku shkaktuan dëme të shumta materiale. Për sulmet te Apeli, 5 protestues u vunë në pranga, ndërsa 15 të tjerë janë në kërkim. 5 të arrestuarit, Ardit Plaku, Sebastian Rizvani, Lefter Deda, Pashk Paluca, janë të moshave 20-37 vjeç. Në pranga ra edhe një i mitur 16 vjeç. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/Shqiptarja.com TAG: Pashk Paluca Lefter Deda Sebastjan Rizvani Ardit Plaku protestat kunder qeverise Tirane gjykata e apelit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.9% Disi 3.2% Vota total: 9925 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?