Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar nga selia blu lidhur me sulmin e protestuesve ndaj selisë së PD-së në Shkodër. Berisha e cilësoi ngjarjen si një provokacion nga kryeministri Edi Rama, ndërsa theksoi se Partia Demokratike do të vijojë të mbështesë protestën e të rinjve deri në fitore dhe largimin e kryeministrit. “Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë lloj provokacioni i ulët, i llojit që organizoi në Shkodër ndaj selisë së PD-së, nuk do të lëkundë kurrë, deri në fitore, mbështetjen totale të PD-së për revoltën studentore”, tha Berisha. Protesta e studentëve përhapet në Shkodër, sulmohen godinat e PS dhe PD

