Lajme Zone
Sulmi ndaj News24, reagon Azgan Haklaj: Të ndalet presioni ndaj medias së pavarur, liria e shprehjes e drejtë legjitime
PolitikëBalkanWeb

Sulmi ndaj News24, reagon Azgan Haklaj: Të ndalet presioni ndaj medias së pavarur, liria e shprehjes e drejtë legjitime

Azgan Haklaj ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj televizionit News24, duke dënuar gjuhën e përdorur ndaj medias dhe gazetarëve të saj.

Azgan Haklaj ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj televizionit News24, duke dënuar gjuhën e përdorur ndaj medias dhe gazetarëve të saj. Në reagimin e tij, Haklaj kërkon ndalimin e menjëhershëm të presionit ndaj medias së pavarur dhe respektimin e lirisë së shprehjes. Ai thekson se çdo përpjekje për të intimiduar gazetarët apo për të ndikuar në linjën editoriale të një televizioni përbën cenim të parimeve demokratike. Sipas tij, mediat kanë detyrimin të informojnë qytetarët, të kritikojnë punën e qeverisë dhe të kërkojnë llogaridhënie nga pushteti. Haklaj u bën thirrje qeverisë dhe institucioneve përkatëse që të mbrojnë gazetarinë e pavarur, duke nënvizuar se liria e medias është një e drejtë themelore e qytetarëve. REAGIM:

​Të ndalet menjëherë presioni dhe sulmet ndaj medias së pavarur dhe Neës 24!

​Dënojmë me forcë sulmet dhe gjuhën intimiduese të përdorur së fundmi nga Kryeministri Edi Rama ndaj televizionit Neës 24 dhe gazetarëve të tij. Përdorimi i pushtetit ekzekutiv për të ushtruar presion mbi linjën editoriale të një medieje të pavarur përbën një shkelje të rëndë të parimeve demokratike dhe një goditje direkte ndaj lirisë së shprehjes.

​Gazetarët dhe mediat kanë për detyrë kushtetuese të informojnë publikun, të analizojnë me kritikë punën e qeverisë dhe të kërkojnë llogaridhënie nga pushteti.

Çdo tentativë për t’i denigruar, shantazhuar apo frikësuar ata përmes retorikës publike apo mekanizmave shtetërorë është e papranueshme.

​Përmes këtij reagimi kërkojmë:

​Të ndalet menjëherë presioni i çdo lloji ndaj gazetarëve të Neës 24 dhe të gjitha mediave në vend.

​Nga Qeveria dhe kryeministri:

Të heqin dorë nga gjuha e urrejtjes, sulmet personale dhe tentativat për të kontrolluar fjalën e lirë.

​Nga Institucionet dhe Partnerët Ndërkombëtarë:

Të monitorojnë me vëmendje të shtuar këtë përshkallëzim dhe të reagojnë në mbrojtje të gazetarisë së pavarur.

​Liria e medias nuk është një privilegj i pushtetit, por një e drejtë fondamentale e qytetarëve për t’u informuar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Azgan Haklaj News24 protesta