11 shtatori i vitit 2001 do të mbetet gjatë në mendjen e njerëzve për shkak të sulmit terrorist mbi Kullat Binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sot shënohen 25 vite nga ngjarja tragjike që tronditi Amerikën dhe gjithë botën. Mijëra njerëz panë nga televizorët e tyre anembanë globit skenat apokaliptike që u zhvilluan në një prej qendrave më të rëndësishme ekonomike të botës perëndimore.
Ngjarja nisi me rrëmbimin e katër aeroplanëve nga terroristë të Al Qaeda-s. Në orën 8:46 të mëngjesit, njëri prej tyre u përplas me kullën veriore të qendrës së madhe tregtare në New York, duke krijuar një çarje të thellë të ndërtesës.
17 minuta më vonë një aeroplan tjetër pasagjerësh përplasi kullën jugore. Në total, 2,977 persona humbën jetën, shumica e tyre në Nju Jork, përfshirë 441 ndihmës të shpejtë, humbja më e madhe e personelit të emergjencës në historinë e SHBA-së.
Presidenti i asaj kohe, George W Bush, informoi popullin amerikan se vendi kishte përjetuar një sulm terrorist. Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit pezulloi të gjitha fluturimet, hera e parë kjo që ndodhte në historinë amerikane, të pezullohej transporti ajror.
Vetëm pak kilometra jashtë Uashingtonit, një avion tjetër u përplas mbi ndërtesën e Pentagonit, duke e mbuluar atë në flakë, duke shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur. Në nëntor të vitit 2001, Shtetet e Bashkuara, me sulme të furishme, larguan lëvizjen talebane nga pushteti në Afganistan.
Atë kohë, Afganistani qeverisej nga talebanët, të cilët kishin aleancë me Al Qaedën.
25 vite më vonë, në vendin ku ngriheshin Kullat Binjake, qëndron vetëm një ndërtesë, e njohur si Kulla e Lirisë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

