Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj ka dënuar ashpër dhunën dhe sulmin ndaj Kishës Katolike nga protestuesit.
Nikollaj përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se, djegia dhe sulmi ndaj Kishës Katolike nuk është thjesht akt vandalizmi, por goditje e rëndë ndaj lirisë fetare dhe bashkëjetesës ndërfetare.
Ai nënvizon se dhuna e ushtruar në protestën e një dite më parë nga protestuesit ndaj institucioneve publike e private është një akt i papranueshëm, që cenon rendin kushtetues, sigurinë publike dhe shtetin e së drejtës.
Nikollaj deklaron se grupet radikale dhe përgjegjësit e këtyre akteve duhet të dalin para drejtësisë pasi asnjë kauzë politike nuk e justifikon dhunën dhe urrejtjen. “DHUNA NUK ËSHTË POLITIKË, POR SHKELJE E LIGJIT!
Ata që djegin dhe sulmojnë Kishën Katolike nuk janë protestues paqësorë, por shfaqin mendësi fondamentaliste dhe armiqësi ndaj bashkëjetesës fetare. Sulmet ndaj institucioneve publike, private dhe objekteve të kultit janë akte të rënda kundër rendit kushtetues dhe demokracisë.
Grupet radikale dhe përgjegjësit e këtyre akteve duhet të dalin para drejtësisë! Asnjë kauzë politike nuk e justifikon dhunën dhe urrejtjen.
Kush synon pushtetin përmes zjarrit dhe frikës, nuk meriton besimin e një shoqërie demokratike. Shqipëria ka nevojë për ligj, jo për ekstremizëm; për bashkëjetesë, jo për urrejtje! Dhuna e ushtruar sot nga protestuesit ndaj institucioneve publike e private është një akt i papranueshëm, që cenon rendin kushtetues, sigurinë publike dhe shtetin e së drejtës.
Djegia dhe sulmi ndaj Kishës Katolike nuk janë thjesht akte vandalizmi, por goditje të rënda ndaj lirisë fetare dhe bashkëjetesës ndërfetare.
Ata që sulmojnë objektet e kultit dhe përhapin urrejtje dëshmojnë frymë fondamentaliste dhe armiqësi ndaj vlerave demokratike. Asnjë kauzë politike nuk mund të justifikojë dhunën, zjarrvënien apo intimidimin e qytetarëve. Kush i përdor këto mjete, nuk ndërton demokraci, por minon themelet e saj.
Grupet radikale që shkelin ligjin duhet të përballen me drejtësinë, pa asnjë tolerancë dhe pa asnjë standard të dyfishtë. Organet ligjzbatuese kanë detyrimin të identifikojnë përgjegjësit, të mbledhin provat dhe t’i vënë ata para drejtësisë. Përgjegjësia penale duhet të jetë individuale, e bazuar në prova dhe në përputhje me ligjin.
Ata që synojnë pushtetin përmes dhunës dhe urrejtjes nuk mund të pretendojnë se përfaqësojnë qytetarët dhe vlerat e tyre. Shqipëria ka nevojë për ligj, rend, demokraci dhe bashkëjetesë fetare, jo për ekstremizëm, zjarrvënie dhe terror politik”, shkruan Nikollaj./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

