Policia ka arrestuar tre persona dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë nëntë të tjerë, pas një incidenti të ndodhur në fshatin Kameras, në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, ku u hodhën vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 14 nëntor 2026, rreth orës 10:00. Personat e përfshirë kanë tentuar të bllokojnë rrugën, ndërsa kanë hedhur vezë dhe sende të forta drejt automjeteve ku udhëtonin personalitete të larta shtetërore.
Në pranga kanë rënë tre persona, ndërsa nëntë të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Dy prej të arrestuarve, 28 dhe 37 vjeç, banues në Tiranë, akuzohen për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Ndërkohë, tetë banorë të Tiranës dhe një 27-vjeçar nga Fieri po procedohen për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet policia

