Lajme Zone
Sulmi me dron detar kundër një korvete ruse ka pasur origjinën nga territori shqiptar? Reagon Ministria e Jashtme
EkonomiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Sulmi me dron detar kundër një korvete ruse ka pasur origjinën nga territori shqiptar? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas raportimeve se sulmi me dron detar kundër një korvete ruse ka pasur origjinën nga territori shqiptar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas raportimeve se sulmi me dron detar kundër një korvete ruse ka pasur origjinën nga territori shqiptar. Në një reagim zyrtar, Ministria i ka cilësuar këto raportime si të pasakta, duke mohuar çdo përfshirje të Shqipërisë në këtë incident. Sipas institucionit, territori shqiptar nuk është përdorur dhe as nuk është vënë në dispozicion për nisjen apo lehtësimin e sulmit ndaj anijes ushtarake ruse.

“Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Diplomacia shqiptare i ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet, duke theksuar se ato janë paraqitur pa prova të verifikueshme.

Në përfundim, Ministria u ka bërë thirrje personave dhe institucioneve përgjegjëse për përhapjen e këtyre pretendimeve që të korrigjojnë informacionin, ndërsa ka kërkuar më shumë saktësi dhe përgjegjshmëri në raportimin e çështjeve me ndjeshmëri të lartë ndërkombëtare.

Reagim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë dijeni për raportimet sipas të cilave sulmi me dron detar kundër një korvete ruse e ka pasur origjinën nga territori shqiptar.

Raportimet në fjalë janë të pasakta dhe nuk pasqyrojnë faktet.

Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë.

I hedhim poshtë kategorikisht këto pretendime, të cilat janë paraqitur pa prova të verifikueshme. U bëjmë thirrje atyre që janë përgjegjës për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin, si dhe të tregojnë saktësi, kujdes të duhur dhe përgjegjshmëri kur raportojnë për çështje të një ndjeshmërie të tillë. Top Channel