Paketa e 21-të e BE-së për sanksionet kundër Rusisë, e miratuar në korrik, do të prezantohet në vjeshtë. Në një intervistë me median gjermanen Die Welt, shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas, thotë se nëse kjo paketë miratohet, presioni mbi Rusinë do të jetë i dukshëm. “Për sanksionet e BE-së, Rusia ka paguar shtrenjtë deri më sot; ato i kanë kushtuar makinerisë së luftës ruse tashmë mbi një trilion euro. Në vjeshtë do të paraqes listën më gjithëpërfshirëse të sanksioneve që nga fillimi i luftës. Nëse ajo miratohet, numri i personave, kompanive dhe organizatave ruse të sanksionuara do të rritet menjëherë me një të tretën. Presioni duhet të shtohet derisa Rusia ta përfjë luftën”, tha Kallas. LEXO edhe...Meta’ përballet me gjyqin që mund të ndryshojë Instagram dhe Facebook, 30 shtete amerikane kërkojnë kufizime të reja Për luftën mes SHBA-ve dhe Iranit që ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit duke ndikuar ndjeshëm ekonominë botërore, Kallas rithekson rëndësinë e lirisë së lundrimit. Por, bisedimet mes dy vendeve shihen me skepticizëm. Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës mes SHBA-ve dhe Iranit janë në zhvillim të plotë. Por nuk është e sigurt nëse bisedimet do të jenë të suksesshme. Është e qartë se të dyja palët nuk i besojnë njëra-tjetrës”, thotë ajo duke shtuar se edhe frenimi i programit bërthamor iranian duhet të jetë përparësi. Në këtë pikë, Kallas pranon edhe vërejtjet se Europa nuk po reagon aq shpejt sa duhet. “Bota po ndryshon më shpejt dhe BE-ja duhet të përshtatet me këtë ritëm. Krizat e sotme kërkojnë vendimmarrje më të shpejtë, si në rastin e Ukrainës, ashtu edhe në Lindjen e Mesme. Jam dakord me qëndrimin e Francës dhe Gjermanisë se Evropës i duhet një rol më i fuqishëm në politikën e jashtme dhe po punoj që kjo të ndodhë”, vijon Kallas. Për ta bërë këtë, në shtator do të ketë një mbledhje me ministrat e Jashtëm europianë për të koordinuar eliminimin e strukturave të dyfishta në institucionet e BE-së dhe bashkërendimin e diplomacisë, tregtisë dhe efektivitetin e shërbimit diplomatik europian, përfi Kallas. P.J/ReportTv.al lufta në Iran iran SHBA ukraine Rusi rusia sulmon ukrainen Kaja Kallas Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.5% Shoqëria 25% Social media 16.5% Vota total: 2023 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

