Paketa e 21-të e BE-së për sanksionet kundër Rusisë, e miratuar në korrik, do të prezantohet në vjeshtë. Në një intervistë me median gjermanen Die Welt, shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas, thotë se nëse kjo paketë miratohet, presioni mbi Rusinë do të jetë i dukshëm. “Për sanksionet e BE-së, Rusia ka paguar shtrenjtë deri më sot; ato i kanë kushtuar makinerisë së luftës ruse tashmë mbi një trilion euro. Në vjeshtë do të paraqes listën më gjithëpërfshirëse të sanksioneve që nga fillimi i luftës. Nëse ajo miratohet, numri i personave, kompanive dhe organizatave ruse të sanksionuara do të rritet menjëherë me një të tretën. Presioni duhet të shtohet derisa Rusia ta përfjë luftën”, tha Kallas. Për luftën mes SHBA-ve dhe Iranit që ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit duke ndikuar ndjeshëm ekonominë botërore, Kallas rithekson rëndësinë e lirisë së lundrimit. Por, bisedimet mes dy vendeve shihen me skepticizëm. LEXO EDHE:Meta’ përballet me gjyqin që mund të ndryshojë Instagram dhe Facebook, 30 shtete amerikane kërkojnë kufizime të reja Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës mes SHBA-ve dhe Iranit janë në zhvillim të plotë. Por nuk është e sigurt nëse bisedimet do të jenë të suksesshme. Është e qartë se të dyja palët nuk i besojnë njëra-tjetrës”, thotë ajo duke shtuar se edhe frenimi i programit bërthamor iranian duhet të jetë përparësi. Në këtë pikë, Kallas pranon edhe vërejtjet se Europa nuk po reagon aq shpejt sa duhet. “Bota po ndryshon më shpejt dhe BE-ja duhet të përshtatet me këtë ritëm. Krizat e sotme kërkojnë vendimmarrje më të shpejtë, si në rastin e Ukrainës, ashtu edhe në Lindjen e Mesme. Jam dakord me qëndrimin e Francës dhe Gjermanisë se Evropës i duhet një rol më i fuqishëm në politikën e jashtme dhe po punoj që kjo të ndodhë”, vijon Kallas. Për ta bërë këtë, në shtator do të ketë një mbledhje me ministrat e Jashtëm europianë për të koordinuar eliminimin e strukturave të dyfishta në institucionet e BE-së dhe bashkërendimin e diplomacisë, tregtisë dhe efektivitetin e shërbimit diplomatik europian, përfi Kallas. P.J/Shqiptarja.com TAG: lufta në Iran iran SHBA ukraine Rusi rusia sulmon ukrainen Kaja Kallas Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.5% Shoqëria 25% Social media 16.5% Vota total: 2023 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

