Lajme Zone
Sulmet kibernetike të Iranit ndaj Francës, Shqipëria solidarizohet me Parisin, Hoxha: Edhe ne u goditëm në vitin 2022, Europa të bashkohet e autorët të japin llogari
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sulmet kibernetike të Iranit ndaj Francës, Shqipëria solidarizohet me Parisin, Hoxha: Edhe ne u goditëm në vitin 2022, Europa të bashkohet e autorët të japin llogari

Shqipëria ka shprehur solidaritet me Francën pas sulmeve kibernetike që shkaktuan dëme në qindra supermarkete. Tirana kujton sulmet e vitit 2022 ndaj vendit tonë dhe kërkon që përgjegjësit për sulme të tilla të japin llogari.

Shqipëria ka shprehur solidaritetin e plotë me Francën pas sulmeve kibernetike shkatërruese, për të cilat Parisi ka akuzuar direkt Gardën Revolucionare Islamike të Iranit. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, kryediplomati Ferit Hoxha Shqipëria kujton sulmet kibernetike të vitit 2022 ndaj vendit tonë dhe thekson se sulme të tilla nuk mund të tolerohen apo të mbeten pa pasoja për autorët. "Shqipëria shpreh solidaritetin e saj të plotë me Francën, pas sulmeve kibernetike shkatërruese dhe në një shkallë të paprecedentë, të kryera nga një njësi ofensive kibernetike e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit. Shqipëria e di shumë mirë, nga përvoja e saj, se me çfarë po përballet sot Franca. LEXO EDHE:Sulmi kibernetik ndaj 700 supermarketeve në Francë, Parisi lëshon fletëarreste ndërkombëtare për tre iranianë! Teherani: Akuza të pabazuara dhe dashakeqe Në vitin 2022, vendi ynë u bë vetë objektiv i operacioneve kibernetike brutale dhe shkatërruese, të ndërmarra nga aktorë shtetërorë iranianë. Sulmet kibernetike të sponsorizuara apo mbështetura nga shtetet nuk mund të normalizohen, të tolerohen apo të shndërrohen në një instrument kërcënimi, dhe të mbeten pa pasoja për autorët e tyre. Një sulm ndaj infrastrukturës kritike është një sulm ndaj vetë funksionimit dhe sigurisë së një shoqërie, pavarësisht nëse kryhet me eksploziv apo me nje kod keqdashës. Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar, të forcojë qëndrueshmërinë e saj kolektive dhe të sigurojë që përgjegjësit për akte të tilla të japin llogari" shkroi Hoxha në X. Franca ka akuzuar Gardën Revolucionare të Iranit se qëndron pas sulmeve kibernetike që goditën qindra supermarkete, duke shkaktuar prishjen e produkteve ushqimore me vlerë miliona euro. Sulmet nisën më 11 tetor, kur hakerët morën kontrollin e sistemeve që rregullojnë temperaturat e frigoriferëve dhe ngrirësve. Në disa dyqane, temperaturat raportohet se arritën deri në 50 gradë Celsius gjatë natës. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, ka paralajmëruar sanksione në nivel europian ndaj përgjegjësve. Ndërkohë, Prokuroria e Parisit ka hapur hetim ndaj drejtuesit të një njësie kibernetike të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit dhe dy zëvendësve të tij. U.D U.D Shqiptarja.com TAG: france sulmet kibernetike Garda revolucionare iran Ferit Hoxha Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.6% Veliajn 16.4% Asnjërin 36% Vota total: 3281 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?