1 DITE ME PARE Mero Baze, në korin e korbave kundër SPAK-ut Korit të korbave kundër SPAK-ut, dje i është bashkuar edhe Mero Baze, i cili, në fakt, është një nga korbat kryesore kundër këtij institucioni. Por pasi e hodhi Ylli Manjani dhe e priti Plarent Ndreca, do të shfaqej me korin e korbave edhe Mero Baze, pasi po afrohet çështja e Gjykatës së Lartë. Do të dalin, do të flasin, do të shpifin, do të gënjejnë, këtë punë kanë. Por çuditërisht Mero Baze nuk e ka kontrolluar dot më veten. Ai ka theksuar se nuk mund të akuzojë SPAK-un për korrupsion, por thotë janë të paaftë dhe nga paaftësia bëjnë represion dhe të pandehurit e tyre po ankohen për këtë lloj represioni. Tani që mosha ka bërë të sajën dhe Meroja është keq me të tijën, ne këtë e dimë, por le të shohim faktet. Pse qan Mero?
Qan për Ilir Beqjen, qan për Erion Veliajn, filloi dhe u bë agresiv kur këta të dy u burgosën. Teza e tij është shumë e thjeshtë: nuk duhet ta burgosnin Erion Veliajn, duhet ta linin në detyrë, nuk duhet ta burgosnin Ilir Beqjen, duhet ta linin në detyrë, megjithëse qenë kapur me akuza të rënda korrupsioni dhe ndërkohë duke prishur provat.
Kjo me fakte, me dokumente zyrtare. Erion Veliaj u provua që nëpërmjet Klotilda Bushkës po ndërronte celularin e një dëshmitareje, për të çuar prova e telefona të falsifikuar ose të ndryshuar në SPAK. Ky është thelbi pse qan Mero Baze. Për korrupsion nuk i akuzon dot prokurorët e SPAK-ut thotë, nuk di ta them. Po ia themi ne Meros ato që nuk di. Çfarë është prokurori i çështjes ndaj Ilir Beqjes, i cili shkon në gjykatë dhe është kjo e fundit që ia rëndon masën e sigurisë dhe i thotë heto dhe në këtë drejtim sepse ti nuk e ke bërë këtë gjë? Është i paditur, pra i paaftë, apo është i korruptuar? Këto të dyja janë, nuk ka rrugë të tretë. Ose nuk di, ose ka marrë para për të mos e bërë atë që di. Por nuk mund ta thotë këtë për atë prokuror.
Ne nuk po u përmendim emrat që të mos e personalizojmë me individët e SPAK-ut që ne mendojmë se janë ndoshta plaga që mund ta qelbë atë institucion. Nuk e thotë Mero Baze për Ilir Beqjen, e ka pasur mik, se është paguar nëpërmjet koncesioneve dhe përfituesve të koncesioneve të Ilir Beqjes.
Shkojmë në rastin e dytë. Tek inceneratorët.
Te grupi i strukturuar kriminal ka përfunduar te një gazetar që shpërndante lekët edhe te Mero dhe shokët e tij. Por nuk është shkuar tek Erion Veliaj, te zyrtari që e ka kërkuar dhe thotë me krenari e kam kërkuar. Atëherë është i paaftë apo është i korruptuar prokurori i çështjes që e zgjat pafundësisht?
Një prokuror që në rastin e një zyrtari tjetër siç ishte ai i ish-zëvendëskryeministres Balluku, fluturoi, ishte me shpejtësi skëterrë, tek inceneratorët fjeti gjumë. Pa folur edhe për faktin që nuk i hyri një gjemb në këmbë kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashit, megjithëse u fol që ndërhyrjet politike dhe bizneset ishin të fuqishme.
Ja, pra, që ka edhe raste të dyshuara për korrupsion. Ka edhe raste të dyshuara për paaftësi.
Kurse rasti i Erion Veliajt se sa të zotë janë prokurorët, e ka treguar hetimi, por Mero Baze e donte të lirë Erionin, e donte në zyrë që të vazhdonte të ndotte provat, të vazhdonte të intimidonte dëshmitarët, hetimi t’i bëhej nga karrigia e kryetarit të bashkisë ku të dilte dhe të cicëronte sa herë donte, si të donte, se nuk mund të shkonte Erion Veliaj në një gjykatë të përballej si i barabartë me prokurorët dhe gjykatësin. Por donte të bënte atë betejën si “i marrë” që e bëri herën e dytë kur doli nga SPAK-u, kur nuk dinte se çfarë fliste. Sa për Mero Bazen dhe të vërtetën se si është SPAK-u, se sa mirë është hetuar Erion Veliaj, dhe sa shumë ky njeri, pra, kryebashkiaku ynë i Tiranës e do këtë institucion, mund ta shikoni në këtë video. Këtu fillon dhe mbyllet diskutimi. View this post on Instagram A post shared by CNA.al (@cna.al) Kjo video që patë më sipër na tregon se si e vlerëson SPAK-un Erion Veliaj. Pra, është thirrur dhe është marrë në pyetje disa muaj përpara se të arrestohej e ka dhënë këtë deklaratën. Kjo deklarata është në të gjitha mediat. Ndaj dhe gjithçka thonë Mero Baze, Carlo Bollino dhe mediat e pushtetit vlejnë një hiç sepse kjo është me zë dhe figurë.
Sa për moralin e Mero Bazes pastaj, kur e bën në të tilla raste, është fiks si ai i prostitutës së përjashtuar nga shtëpia publike për imoralitet. Po s'ka ç'të bëjë i shkreti, e ka nga halli. Ç'të thotë? Të thotë që Erion Veliaj më mori në punë fëmijët? Të thotë që kam fituar para nëpërmjet Erion Veliajt? Të thotë që jam paguar nga njerëzit e Erion Veliajt? Të thotë që jam paguar nga njerëzit e Ilir Beqjes? Të thotë që Rilindja dhe 99-çat më bënë të pasur me dhjetëra apartamente dhe me hotel 10 milionë euro? Çfarë të thotë i shkreti?
Tani dhe pleqëria i ka këto, por i duhet të këndonte dhe ai me korin e korbave, për t'iu bashkuar Manjanit dhe Ndrecës pasi duhet të dalin në këto ditë. Megjithëse shpesh thonë budallallëqe me okë, por nuk kanë turp ta bëjnë dhe këtë. Sepse turpi është për njerëzit që kanë fytyrë./ CNA 1 DITE ME PARE Manjani e hedh, Ndreca e pret Me një dirigjencë, njëri e hedh dhe tjetri e pret. Ky është rasti i fundit, me dy qëndrimet e mbajtura publikisht nga Ylli Manjani dhe Plarent Ndreca.
Ylli Manjani, pas një postimi të bërë një ditë më parë në lidhje me prokurorin Ols Dado dhe sjelljen e tij në seancë gjyqësore kishte marrë mjaft komente dhe reagime për faktin që ka qenë Sekretar i Përgjithshëm me Fatos Nanon, ministër i Edi Ramës, drejtues me LSI-në, armiku i kryeministrit aktual në detyrë, tani në shtratin e këtij të fundit, përqafohet dhe e ledhaton, avokat i krimit, por këto janë akuza që njerëzit i hedhin rëndom në rrjetet sociale, megjithëse shumica e tyre janë të vërteta. Ylli Manjani, duke gjetur një pikëz të vogël gënjeshtre kishte ngritur një teori të tërë jurisprudence. Kështu janë këta mjeshtrat e manipulimit sepse i tillë duhet të jetë një avokat, sidomos një avokat i llojit të Manjanit, kryesisht avokat i krimit. Manjani thotë se, Ols Dado s’ka pasur etikë, ka pasur një sjellje shumë të keqe ndaj të pandehurit Erion Veliaj dhe duke qenë se ka marrë një leje ndërtimi, është shumë e rëndë situata dhe problemi qëndron te etika e prokurorit që paska marrë një leje dhe te sjellja e tij e keqe në një seancë gjyqësore, në mënyrën arrogante si ishte drejtuar.
Në fakt, kjo historia e debatit në një seancë gjyqësore ka më shumë sesa një vit kur Erion Veliaj shkonte në GJKKO dhe bëheshin masat e sigurisë.
Ku gënjen Manjani?
Së pari tek leja e ndërtimit që në fakt se ka marrë Dado, por një kompani zhvillimi dhe leja është dhënë në rregull. Gëshenjtra po kërkohet të ngrihet me tezën së është kërkuar një shtesë leje dhe kjo është refuzuar nga Veliaj. Në fakt prej më shumë se një viti as Veliaj dhe as mediat e tij nuk kanë nxjerë as kërkesën e Dados dhe as refuzimin e Veliajt, e gjitha është një mashtrim.
Së dyti, Manjani thotë që në audio ka folur Ols Dado. Kjo ishte një gënjeshtër që u shpik nga mediat e Rilindjes. Në audio nuk ishte zëri i Ols Dados, por zëri i prokurorit tjetër, Altin Dumani.
Së treti, në të gjitha regjistrimet po t’i shikosh nuk ka ndonjë mungesë etike. Etika është në nivelin më ekselent. Pa folur pastaj për krahasimin e etikës së Erion Veliajt që shkon nëpër gjykata dhe përdor epitete ndaj prokurorëve dhe nga ana tjetër pret etikë, megjithëse nuk shkon dhe në seancat gjyqësore. Ka një vit që nuk paraqitet në gjykatë për t’u zhvilluar gjyqi i tij nw GJKKO, por kapet pas fijes së flokut. Siç është në rastin konkret, gënjeshtra që përdor Ylli Manjani për të ngritur një tezë juridike.
Manjani e ngre, Ndreca e pret.
Sapo Manjani shkruan mbi një gënjeshtër, një teori të gjatë juridike, shfaqet avokati i pandehur i GJKKO-së, Plarent Ndreca.
Ky i fundit reagon në një mënyrë edhe më ekstreme duke iu përgjigjur Manjanit dhe duke thënë se problemi nuk është etika, por është shteti, kjo reforma në drejtësi, këta prokurorët që s’janë magjistratë e të tjerë e të tjerë. Ndreca i fut dhe ca pallavra nëpër të, që as vetë s’e di shpesh se ku do të dalë, megjithëse dirigjenca kish ardhur, duhet të bënte një postim ashtu si Manjani, ai ta ngrinte, ky ta priste, të futej në disa raporte ndërkombëtare, por të dy harrojnë të na thonë të vërtetën e madhe.
Atë që thotë në këtë video Erion Veliaj. Është vetë njeriu i cili përdoret në këtë çështje, pra kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, që ka thënë se SPAK duhet mbështetur, është një institucion i duhur. Por pasi u mor i pandehur Erion Veliaj, op, filluan sulmet mbi prokurorin, mbi gjykatësit, drejtësia nuk ishte më e mirë, po filloi u bë e keqe edhe për Plarent Ndrecën, edhe për Erion Veliajn, edhe për Ylli Manjanin. View this post on Instagram A post shared by CNA.al (@cna.al) Që drejtësia ka probleme, nuk ka diskutim, por fakti është se prokurorët kanë kryer një hetim spektakolar në lidhje me kryebashkiakun e Tiranës, vazhdojnë hetimet në një fraksion dosjeje dhe po zbulojnë dhe zbërthejnë një skemë të tërë korrupsioni të paktën nëntë akuza të tilla, pa folur për katër akuzat e tjera.
Videoja e thotë vetë qëndrimin e Erion Veliajt, për drejtësinë e re. Por Manjani e sulmon. Patjetër, ai është avokat. E sulmon drejtësinë e re, ka luks të sulmojë dhe prokurorët, të dalë nëpër media, ku ndoshta edhe paguhet për të cicëruar kundër hetimeve të caktuara. Patjetër. Ai shkon në GJKKO dhe kërkon të rrëzojë Sky ECC, sepse është avokat i të pandehurve për atë dosje. Del dhe flet kundër prokurorëve dhe SPAK-ut për provat e nxjerra nga telefonat sepse ai ka çështje të tilla që janë dëmtuar klientët e tij. Ylli Manjani nuk ka hallin e Erion Veliajt
Ylli Manjani nuk kishte as hallin e Fatos Nanos kur ishte me Fatos Nanon, diti ta shiste, u bë me Edi Ramën, diti ta shiste, u bë me Ilir Metën, diti ta shiste, pastaj u bë me PD se vunë deputet. Tani e ka kokën mënjanë, është kthyer prapë te Edi Rama dhe luftën e ka me drejtësinë.
Plarent Ndreca aty ka qenë në Partinë Socialiste, i futur si 99-sh dhe vazhdon të mbijetojë, por të dy harrojnë një thelb: a janë të dy përfaqësues politikë të së majtës, njëri i LSI-së, tjetri i PS-së? A janë të dy njerëz të cilët kanë qenë pro reformës në drejtësi? A janë të dy njerëz të cilët kanë bërë elozhet e kësaj reforme? Të dy këta njerëz, njëri më shumë e tjetri më pak, si avokatë të krimit, të të pandehurve që kanë në GJKKO, a nuk janë në një konflikt interesi me drejtësinë, pasi janë juristë dhe janë përfaqësues ligjorë të palëve që kanë çështje në GJKKO? Ndaj dhe çdo sulm që bëhet ndaj prokurorëve është një justifikim për klientët e tyre që i paguajnë me qindra miliona. Thasët e pasurive shtohen ndoshta nga këto shkrime, nga qëndrimet kundër drejtësisë, klientët kënaqen edhe pse qëndrojnë në burg, Ylli Manjani dhe Plarent Ndreca marrin lekët dhe jeta vazhdon.
Por dje njëri e hodhi dhe tjetri e priti, me dirigjencën që ta shijonte dikush në burgun e Durrësit dhe të fërkonte barkun siç e bën shpesh për sulmet që vijnë ndaj prokurorit Ols Dado, që zanafillën e kanë në qelitë e burgut të Durrësit dhe kjo është e provuar me përgjimet e prillit të vitit 2025.
Tani thjesht dhe vetëm vazhdon skema e për të ecur përpara me konsulentët dhe lobistët që sa lënë gratë shtatzëna, përgatitin raporte me lajme false në institucionet ndërkombëtare, pa folur pastaj për shkrimet e mediave të korrupsionit dhe inceneratorëve që fusin këto raporte siç futen edhe këto traktet e Ylli Manjanit dhe Plarent Ndrecës që marrin frymë në median këllirë të Mero Bazes./ CNA 3 DITE ME PARE Nga fyerjet, mashtrimet te presionet ndaj institucioneve të drejtësisë/ Sulmet e Veliajt kundër Ols Dados Që prej arrestimit të tij më 10 shkurt të 2025, kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar një fushatë sulmesh ndaj Ols Dados, një prej prokurorëve të SPAK-ut, i cili bashkë me ish-kreun e SPAK-ut, prokurorin Altin Dumani, e hetuan dhe e kapën të gjallë me 13 akuza të rënda, 9 prej të cilave i ka për korrupsion, pastrim të produkteve penale, shpërdorim detyre, fshehje pasurie dhe në fund futjen e sendeve të ndaluara në qeli.
Menjëherë pas arrestimit të tij, Veliaj nisi sulmin frontal ndaj prokurorit Ols Dado, fillimisht përmes reagimeve të shumta në rrjetet sociale, ku e intimidonte, linçonte, fyente, postime të cilat CNA i ka sjellë në disa shkrime. Më pas në mediat e dirigjuara nga Veliaj u ngrit një tymnajë, ku nisën të publikoheshin lajme të tipit se prokurorit i ishte paguar shuma 2 milionë euro, ndërsa vijonin sulmet kriminale ndaj prokurorit Ols Dado, të cilit i referoheshin si grek, duke shkruar për klanin grek brenda SPAK-ut.
Në disa media anonime shkruhej se prokurori Ols Dado dhe gjyqtari Erion Bani kishin lidhje me Greqinë dhe lobin grek të SHBA-së, duke thënë se familjarët e tyre ishin me pasaportë greke apo për udhëtime dhe hotele që gjoja posedojnë prokurori dhe gjyqtari etj.
I gjithë skenari ishte i urdhëruar nga burgu i Durrësit. Në përgjimet e siguruara nga CNA në prill të 2025, dilte në skenë Mero Baze dhe rezultoi se lajmi me 2 milionë euro ishte një inskenim i Veliajt. Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një bisedë të datës 7 mars të vitit 2025 me vëllain e tij, Arbër Veliajn, i kërkon Meros një këshillë që të publikojë se për kokën e tij janë kërkuar 2 milionë euro dhe ka tre dëshmitarë për këtë.
Pas kësaj, vetëm pak ditë pas arrestimit të tij, Erion Veliaj i dërgoi Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe ILD-së një kërkesë për procedimin disiplinor dhe pezullimin nga detyra të prokurorit Olsi Dado, lidhur me shkeljet që, sipas tij, prokurori i SPAK-ut ka kryer në shqyrtimin e çështjes penale ndaj tij. Sulmet vijuan kur Erion Veliaj bashkë me gazetarin e familjes së tij, Mero Baze, gënjyen, mashtruan publikisht se Ols Dado ishte në konflikt interesi pasi kishte kërkuar një shtesë mbi lejen e ndërtimit duke pretenduar se kjo kërkesë ishte refuzuar nga Veliaj dhe për këtë arsye Ols Dado kishte nisur hetimet ndaj kryebashkiakut si hakmarrje personale.
Pas më shumë se një viti, as Erion Veliaj dhe as gazetari i familjes së tij Mero Baze nuk kanë nxjerrë as dokumentin me firmën e prokurorit Ols Dado ku pretendohet se ka kërkuar shtesë mbi lejen dhe as dokumentin me firmën e Veliajt për refuzimin e kërkesës. Një mashtrim publik ky që vazhdon prej më shumë se një viti. Sulmet vijuan përmes lobimeve për raporte mashtruese të mbushura me gënjeshtra duke i dërguar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, në senat e Kongres ku shkruheshin gënjeshtra e shpifje të rrëzuara njëra pas tjetrës, duke nisur nga gënjeshtra se Ols Dado ishte një zhvillues pronash apo një aktivist i PD-së. Veliaj dhe avokatët e tij vijuan me skemat dhe skenaret duke paditur prokurorin Ols Dado në Gjykatën Administrative, ku kërkonin shkarkimin e tij dhe shpalljen e emërimit të tij të paligjshëm.
Kjo padi qesharake u rrëzua nga Gjykata Administrative më 24 korrik 2026, ku gjyqtari vlerësoi se Veliaj nuk kishte interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë. Pa folur këtu për sulmet që i janë bërë prej më shumë se një viti e gjysmë në mediat e dirigjuara dhe paguara nga Veliaj apo shkrimet lobuese në mediat ndërkombëtare.
Të gjitha këto sulme ndaj prokurorit Ols Dado dhe mashtrimet e bëra ndaj tij janë rrëzuar ditë pas dite. Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, nga burgu i Durrësit vijon skenarët dhe sulmet ndaj prokurorit Ols Dado duke e çuar në Gjykatën e Apelit apo duke ushtruar presion ndaj ILD-së si në rastin e djeshëm./ CNA 1 JAVE ME PARE Prokurorët dhe gjyqtarët në shënjestër/ Fushata e sulmeve nga Veliaj dhe mediat shërbëtore të tij LinkedIn Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

