Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nderuar 2,977 viktimat që humbën jetën.
Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin me familjet dhe të afërmit e viktimave.
Begaj deklaroi se gjatë këtyre viteve, Amerika i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Sot, në këtë 25-vjetor të sulmeve të 11 shtatorit ndaj SHBA-ve, ne nderojmë kujtimin e 2977 viktimave të pafajshme që humbën jetët e tyre, si dhe shprehim ngushëllimet dhe solidaritetin tonë me familjet e të dashurit e tyre.
Ka kaluar një çerek shekulli, por për Amerikën, ne dhe aleatët tanë, më të cilët ndajmë të njëjtat vlera, 11 shtatori është aty si një kujtesë kolektive që ka riformësuar jetët tona me dëshminë se ideologjitë urrejtëse sjellin pasoja të tmerrshme.
Gjatë këtyre viteve, Amerika, ky komb i madh e i fortë, i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë.
Në këtë ditë të përkujtimit, ne rikonfirmojmë angazhimin tonë në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërtimin e një bote më të sigurt e më të paqtë për brezat që vijnë”, shkruan Begaj. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Bajram Begaj

