Lajme Zone
Sulme të reja në Kiev gjatë vizitës së kancelarit Merz! Moska: Do të luftojmë edhe për 0,01% të territorit të Donetskut! OKB zbulon bilancin tronditës të luftës në Ukrainë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Sulme të reja në Kiev gjatë vizitës së kancelarit Merz! Moska: Do të luftojmë edhe për 0,01% të territorit të Donetskut! OKB zbulon bilancin tronditës të luftës në Ukrainë

Shpërthime janë dëgjuar në Kiev, ndërsa Merz ndodhej në kryeqytetin ukrainas. Shpërthimeve u paraprinë sirenat e alarmit ajror dhe një njoftim për praninë e dronëve rusë në hapësirën ajrore të kryeqytetit.

Lufta në Ukrainë ka sjellë këtë të diel një seri zhvillimesh, nga sulmet e reja ruse në Kiev pikërisht gjatë vizitës së kancelarit gjerman Friedrich Merz, te kërcënimet e Moskës për intensifikimin e goditjeve dhe qëndrimi i prerë i Kremlinit se nuk do të heqë dorë as nga 0,01% e Donetskut. Merz mbërriti në Kiev për vizitën e tij të dytë në Ukrainë, i shoqëruar nga ministrja gjermane e Ekonomisë, Katherina Reiche, dhe dhjetë sipërmarrës nga sektorët e mbrojtjes dhe energjisë. Gjatë vizitës u njoftua një paketë e re gjermane ndihme me vlerë mbi 1.3 miliardë euro, që sipas presidentit Volodymyr Zelensky përfshin armë dhe mbështetje për sektorin energjetik përpara dimrit. Por vizita u zhvillua nën alarmin e sulmeve. Në Kiev ranë sirenat për praninë e dronëve rusë dhe u dëgjuan shpërthime, ndërsa kryebashkiaku Vitali Klitschko njoftoi se ishte goditur edhe pjesa e qarkullimit të urës Pivnichnyi. LEXO EDHE:Kremlini kërcënon: Do të luftojmë edhe për 0,01% të Donetskut! Kush synon të godasë Rusinë, do ta paguajë Nga kryeqyteti ukrainas, Merz i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë Vladimir Putinit, duke i kërkuar t’i japë fund "kësaj lufte të pakuptimtë" dhe duke deklaruar gatishmërinë për bisedime. Kancelari gjerman tha gjithashtu se Berlini po punon në Bruksel për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian, por theksoi nevojën për reforma në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Përgjigjja nga Moska ishte e ashpër. Ministria ruse e Mbrojtjes paralajmëroi se do të intensifikojë sulmet ndaj instalimeve ushtarake dhe industriale, si dhe infrastrukturës së lidhur me to, në Kiev dhe rajone të tjera. Moska e lidhi këtë vendim me deklaratën e Zelenskyt se Ukraina do të shtojë goditjet ndaj rafinerive ruse të naftës. Edhe më i prerë ishte zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Ai deklaroi se Rusia është e gatshme të vazhdojë luftën edhe për 0,01% të territorit të Donetskut, rajon ukrainas që Moska e pretendon si pjesë të Federatës Ruse, megjithëse nuk e kontrollon plotësisht. "Edhe për gjysmë pikë përqindjeje, edhe për një të qindtën e një pike përqindjeje. Është Federata Ruse. Nuk ka asgjë për të diskutuar", tha Peskov. Ai shtoi se, për sa kohë një zgjidhje paqësore nuk është e mundur, Rusia do të vazhdojë të luftojë "ashpër". Ndërkohë OKB-ja publikoi sot ë dhëna të rënda për pasojat e luftës mbi civilët. Në tetë muajt e parë të vitit 2026 janë dokumentuar 15,280 civilë të vrarë ose të plagosur, me një mesatare prej mbi 400 viktimash ose të plagosurish çdo javë. Shifra është 55% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Raporti evidenton gjithashtu nivele "tronditëse" të dhunës seksuale ndaj civilëve dhe të burgosurve të luftës. Nga 1,004 raste të konfirmuara të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin, të dokumentuara nga shkurti 2022 deri në korrik 2026, 89% iu atribuohen forcave ruse dhe 11% forcave ukrainase. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:06 Kremlini kërcënon: Do të luftojmë edhe për 0,01% të Donetskut! Kush synon të godasë Rusinë, do ta paguajë Rusia është e gatshme të vazhdojë luftën edhe për 0,01% të territorit të rajonit ukrainas të Donetskut, të cilin Moska e pretendon si pjesë të Federatës Ruse. Deklarata u bë këtë të diel nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një intervistë për gazetarin e “Vesti”, Pavel Zarubin.“Edhe për gjysmë pikë përqindjeje, edhe për një të qindtën e një pike përqindjeje. Është Federata Ruse. Nuk ka asgjë për të diskutuar”, deklaroi Peskov, duke iu referuar territorit të të ashtuquajturës “Republika Popullore e Donetskut”.Rusia pretendon të gjithë rajonin e Donetskut si territor të saj, megjithëse nuk e kontrollon atë plotësisht. Moska shpalli aneksimin e Donetskut së bashku me Luhanskun, Zaporizhzhian dhe Khersonin në vitin 2022, një veprim që Ukraina dhe pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar nuk e njohin. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 15:59 Gjermania kërkon përshpejtimin e anëtarësimit të Ukrainës në BE, Merz: Duhen reforma për sundimin e ligjit dhe korrupsionin Gjermania po punon me partnerët europianë për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian. Këtë e deklaroi kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.“Duam të përshpejtojmë anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian. Duam ta përshpejtojmë procesin dhe për këtë po punojmë në Bruksel”, tha Merz.Kancelari gjerman theksoi se përparimi i Kievit drejt BE-së lidhet edhe me reformat që Ukraina duhet të zbatojë, veçanërisht në forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.“E mirëpres shumë faktin që presidenti Zelensky na e dha përsëri këtë garanci. Në fund të fundit, këto reforma janë të rëndësishme për dhënien e ndihmave të mëtejshme financiare. Qeveria dhe parlamenti kanë një përgjegjësi të veçantë të përbashkët në këtë drejtim”, deklaroi ai. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 15:49 Rusia paralajmëron përshkallëzim të sulmeve në Ukrainë: Do të godasim më fort Kievin dhe rajonet e tjera Rusia ka paralajmëruar se do të intensifikojë sulmet ndaj objektivave dhe infrastrukturës në Ukrainë, si përgjigje ndaj deklaratave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për shtimin e goditjeve ndaj rafinerive ruse.Paralajmërimi vjen nga Ministria ruse e Mbrojtjes, në një kohë kur këtë të diel në Kiev janë dëgjuar shpërthime dhe është goditur ura Pivnichnyi, ndërsa në kryeqytetin ukrainas ndodhet për vizitë kancelari gjerman Friedrich Merz.“Pas deklaratave të bëra nga Zelensky, sulmet e Forcave të Armatosura ruse kundër instalimeve ushtarake dhe industriale, si dhe kundër infrastrukturës së lidhur me to, në Kiev dhe në rajone të tjera të Ukrainës, do të intensifikohen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.Moska e paraqet vendimin si “përgjigje ndaj kërcënimeve” të Zelenskyt, pasi presidenti ukrainas ka folur për shtimin e sulmeve kundër rafinerive të naftës në territorin rus. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 15:46 Pas shpërthimeve në Kiev, kancelari Merz mesazh Putinit: Jepini fund kësaj lufte të pakuptimtë! Jemi gati për bisedime Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës në Ukrainë, duke deklaruar se pala perëndimore është e gatshme për bisedime për përfundimin e konfliktit.“Zoti Putin, jepini fund kësaj lufte të pakuptimtë! Ne jemi të gatshëm për bisedime, jemi të gatshëm të flasim për përfundimin e kësaj lufte. Por këto sulme barbare kundër shoqërisë civile ukrainase duhet të marrin fund”, deklaroi Merz. Apeli erdhi nga Kievi, ku Merz ndodhet këtë të diel për një vizitë gjatë së cilës në kryeqytetin ukrainas u aktivizuan sirenat e alarmit ajror dhe u dëgjuan shpërthime. Autoritetet paralajmëruan për praninë e dronëve rusë, ndërsa kryebashkiaku Vitali Klitschko njoftoi se ishte goditur edhe ura Pivnichnyi. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 15:37 Shpërthime në Kiev gjatë vizitës së kancelarit gjerman në Ukrainë, Merz: Edhe siguria e Gjermanisë varet nga rezultati i kësaj lufte Shpërthime janë dëgjuar këtë të diel në Kiev, ndërsa kancelari gjerman Friedrich Merz ndodhet në kryeqytetin ukrainas për vizitën e tij të dytë që prej marrjes së detyrës.Autoritetet ukrainase kishin paralajmëruar për praninë e dronëve rusë në hapësirën ajrore, ndërsa gjatë alarmit është goditur edhe ura Pivnichnyi në Kiev.Lajmin e konfirmoi kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, i cili njoftoi se goditja kishte prekur pjesën e rrugës së urës dhe se ekipet e emergjencës ishin nisur drejt vendit të ngjarjes.Pak pas mbërritjes, Merz shkroi në X se Ukraina ndodhet përpara “javëve vendimtare” dhe se rezultati i luftës nuk përcakton vetëm të ardhmen e Ukrainës, por lidhet drejtpërdrejt edhe me sigurinë e Gjermanisë.“Ukraina ndodhet përpara javëve vendimtare. Për këtë arsye jam nisur sot për në Kiev me mesazhin: Mund të mbështeteni tek ne. Edhe siguria e Gjermanisë varet nga rezultati i kësaj lufte. Prandaj ne ndihmojmë edhe për interesin tonë”, deklaroi kancelari. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 15:31 Gjermania, paketë të re ndihme prej 1.3 miliardë eurosh për Ukrainën Kancelari gjerman Friedrich Merz vizitoi sot Kievin - vizitë që synon të riafirmojë mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën përballë sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj qyteteve dhe infrastrukturës së vendit.Pas takimit presidenti Volodymyr Zelensky tha njoftoi paketën e re të ndihmës nga Gjermania prej1.3 miliardë eurosh."Sot, unë dhe Friedrich Merz patëm një takim shumë produktiv. Ka një paketë e re ndihme për Ukrainën, një paketë gjithëpërfshirëse me vlerë mbi 1.3 miliardë euro", njoftoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shpjeguar se ndihma përfshin armë dhe "mbështetje për sektorin tonë të energjisë në përgatitje për dimrin", tha Zelensky. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 11:01 OKB: 55% më shumë civilë të plagosur ose të vrarë në Ukrainë krahasuar me vitin e kaluar, tortura dhe përdhunime nga rusët Në tetë muajt e parë të vitit 2026, mesatarisht mbi 400 civilë u vranë ose u plagosën çdo javë në Ukrainë, një rritje prej 55 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo u deklarua nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, siç raportohet nga Kyiv Independent.Zyra e Turk dokumentoi 15,280 civilë të vrarë ose të plagosur në tetë muajt e parë të vitit, pas sulmeve intensifikuese ruse ndaj infrastrukturës civile. Në vijën e parë, zyra zbuloi se gati 2,500 civilë u vranë ose u plagosën nga sulmet ajrore ruse në të njëjtën periudhë, një rritje prej 62 % krahasuar me vitin e kaluar. "Lufta në Ukrainë është një katastrofë e të drejtave të njeriut që rritet dhe intensifikohet çdo javë, duke shkaktuar vuajtje të paimagjinueshme për civilët dhe duke kërcënuar me një katastrofë edhe më të madhe në të gjithë rajonin", tha Turk.Sulmet ruse ndaj shkollave, qendrave mjekësore, ndërtesave të apartamenteve, hekurudhave dhe dyqaneve po shkaktojnë një numër në rritje të viktimave civile, ndërsa popullsia ukrainase jeton në një "gjendje të vazhdueshme frike".Zyra e Kombeve të Bashkuara gjeti nivele "tronditëse" të dhunës seksuale kundër civilëve dhe të burgosurve të luftës. Turk akuzoi Federatën Ruse për përdorimin e këtyre "akteve të neveritshme për të torturuar, frikësuar dhe detyruar individë dhe komunitete".Sipas raportit, nga 1,004 rastet e konfirmuara të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin të kryera midis shkurtit 2022 dhe korrikut 2026 kundër civilëve dhe të burgosurve të luftës, 89% iu atribuuan forcave ruse. 11% e totalit të rasteve të konfirmuara iu atribuuan forcave ukrainase, me kërcënimet për dhunë seksuale që përbënin gati gjysmën e këtyre shkeljeve. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 10:59 Zgjedhjet në Letoni, partia e kryeministrit pro-ukrainas pranë fitores Partia e qendrës së djathtë e kryeministrit Andris Kulbergs po shkon drejt fitores në zgjedhjet parlamentare në Letoni, sipas rezultateve të pjesshme, që tregojnë se vendi do të ruajë orientimin e tij pro-evropian dhe pro-ukrainas.Megjithatë, edhe partitë populiste të mbështetura fuqishëm nga minoriteti rusishtfolës i Letonisë kanë arritur një rezultat të mirë, në përfundim të një fushate zgjedhore të dominuar nga shqetësimet lidhur me Rusinë fqinje dhe koston e jetesës. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 09:27 Presidenti Zelensky: Ukraina do të godasë rafineritë ruse të naftës në përgjigje të ‘doktrinës së re’ të Moskës për sulmet ajrore Ukraina do të intensifikojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, në përgjigje të një politike të re të sulmeve ajrore të Moskës, e cila synon t’i detyrojë njerëzit të largohen nga Kievi dhe qytete të tjera, tha Presidenti Volodymyr Zelensky. Megjithatë, ai theksoi se Ukraina nuk do të godasë civilët, shkruan Reuters.Shërbimet e inteligjencës ukrainase kanë siguruar dokumente që tregojnë se udhëheqësi rus Vladimir Putin ka nxjerrë një “doktrinë të re” për sulmet ushtarake ndaj një game shumë më të gjerë objektivash civile përpara këtij dimri, tha Zelensky.“Ne pamë dokumentet dhe e dimë se ato u japin atyre mundësinë të godasin infrastrukturën, logjistikën dhe, veçanërisht, të sulmojnë qytetet, fshatrat, kudo: rrugët, shkollat, spitalet”, tha Zelensky në një intervistë për Reuters. “Qëllimi i këtij operacioni është t’u bëhet presion njerëzve të largohen nga kryeqyteti dhe nga qytete të ndryshme”, shtoi ai.Sipas Zelenskyt, ndryshimi i politikës nxitej nga dëshira e Putinit për t’u shfaqur i fortë në një kohë kur ushtria e tij po humbiste terren në një rajon të rëndësishëm të frontit dhe po pësonte një numër më të lartë viktimash.Kremlini nuk ishte i disponueshëm për koment të shtunën. Por, në një deklaratë ku u bënte thirrje shtetasve të huaj të largoheshin nga Kievi, Ministria e Jashtme ruse tha se Moska do të vazhdonte të godiste sistematikisht objektivat, në atë që e përshkroi si sulme hakmarrëse ndaj sulmeve ukrainase kundër Rusisë gjatë muajve të fundit.Zelensky tha se një kundërofensivë e suksesshme ukrainase, me emrin e koduar “Vivaldi”, kishte rimarrë rreth 140 kilometra katrorë të rajonit lindor të Donbasit dhe se operacioni ishte ende në vazhdim. Rusia ka deklaruar se kontrolli i plotë i Donbasit është një kusht për çdo marrëveshje paqeje.Gjatë javëve të fundit, administrata e Presidentit amerikan Donald Trump është përpjekur të ringjallë bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit katërvjeçar, më i përgjakshmi në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.Muajin e kaluar, presidenti amerikan i kërkoi Ukrainës të përmbahej nga goditja e instalacioneve ruse të naftës, duke thënë se kjo po shkaktonte rritje të ndjeshme të çmimeve globale të naftës së dizelit.Por Zelensky, duke folur ndërsa jashtë sallave të zbukuruara të zyrave presidenciale dëgjoheshin sirenat e alarmit ajror, tha se nuk kishte marrë asnjë sinjal nga Rusia se Putini ishte i interesuar për bisedime paqeje apo për diskutimin e një armëpushimi lidhur me infrastrukturën energjetike.Gjatë javës së fundit, kryeqyteti ukrainas është përballur me sulme të vazhdueshme ruse me dronë dhe raketa, të cilat kanë shënjestruar objektet energjetike dhe të telekomunikacionit, si dhe infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore. Për herë të parë, Rusia ka goditur urat mbi lumin Dnipro që lidhin pjesën lindore dhe perëndimore të Kievit.Zelensky tha se Ukraina do t’i përgjigjej ndryshimit të taktikave të Moskës, por nuk do të godiste në mënyrë të pakontrolluar infrastrukturën civile.“Duhet të përgjigjemi në çdo mënyrë që mundemi. Me sulmet e tyre ndaj energjisë sonë, ne duhet t’u përgjigjemi duke goditur energjinë e tyre. Para së gjithash, rafineritë e naftës e të tjera: ato që u sigurojnë para për këtë luftë”, tha Zelensky në anglisht. “Por, sigurisht, ne nuk do të përgjigjemi si ata, duke goditur çdo objekt civil.”Pasi administrata Trump e ftoi Putinin të marrë pjesë në një samit të G20-s në Miami në dhjetor dhe diskutoi marrëveshje biznesi me përfaqësuesit rusë, Zelensky i bëri thirrje Uashingtonit të mos normalizojë marrëdhëniet me Rusinë përpara se të sigurojë rikthimin e paqes.Zelensky tha se do të ishte i gatshëm të takohej me Putinin për bisedime paqeje në G20, por paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të mos besonin në “iluzione” se Rusia thjesht do t’i jepte fund armiqësive nëse do të merrte kontrollin e Donbasit.“Nuk është e drejtë që thjesht të normalizohen marrëdhëniet”, tha Zelensky, i veshur me bluzën e tij të zezë karakteristike dhe një xhaketë në stil ushtarak. Çdo rifillim i marrëdhënieve ekonomike dhe diplomatike me Perëndimin, sipas tij, duhet të bëhej në këmbim të përfundimit të armiqësive nga Rusia: “Sepse paqja është më e rëndësishme se çdo lloj ekonomie.”Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë propozuar rifillimin e bisedimeve trepalëshe në javët e ardhshme në Emiratet e Bashkuara Arabe, Zelensky vuri në dukje se ende nuk ishte përcaktuar një datë dhe vend i saktë për bisedimet në nivel teknik.Zyrtarët ukrainas paralajmërojnë se Rusia ka grumbulluar qindra raketa balistike përpara një ofensive të pritshme dimërore kundër infrastrukturës së energjisë elektrike dhe ujësjellësit. Dimrin e kaluar, më i vështiri i luftës, sulmet ruse lanë zona të mëdha të vendit pa energji elektrike dhe ngrohje për ditë të tëra.Që nga vera, Moska ka nisur gjithashtu të lëshojë çdo ditë dhjetëra dronë Shahed me motor reaktiv, të shpejtë dhe relativisht të lirë, drejt Ukrainës. Njësitë ukrainase të mbrojtjes ajrore kanë hasur vështirësi për t’i kapur, pasi dronët përgjues që përdorin janë shumë të ngadaltë për t’i ndjekur.Zelensky tha se Ukraina ishte detyruar të mbështetej shumë te avionët e saj luftarakë — F-16 dhe MiG — për të rrëzuar rreth 60% të dronëve rusë me motor reaktiv, por rezervat e municioneve 20 mm për avionët po pakësoheshin.Kievi po punonte me urgjencë për zgjidhje të tjera, përfshirë forcimin e kapaciteteve të tij për bllokimin elektronik të sinjaleve, tha ai. Në gjysmën e dytë të tetorit, Ukraina do të merrte dërgesën e parë të raketave të vogla dhe të lira të mbrojtjes ajrore, të afta për të goditur Shahedët e rinj.Javën e kaluar, Zelensky tha se Ukraina po zhvillonte pesë modele të reja dronësh përgjues, të aftë për të rrëzuar Shahedët me motor reaktiv. Pas një takimi me drejtuesit e mbrojtjes, ai tha se testimet e dy prej këtyre modeleve kishin treguar një nivel modest suksesi, rreth 30%.“Do të na duhet ta zgjerojmë këtë kapacitet”, tha ai. “Shpresoj që, me të gjitha këto gjëra, me të gjithë këta elementë, do të gjejmë një mënyrë.”Këtë javë, Ukraina njoftoi përdorimin e parë në luftime të raketës së saj balistike të prodhuar në vend, FP-7, e cila ka një rreze veprimi prej rreth 250 kilometrash.Zelensky tha se kishte telefonuar kompaninë prodhuese Fire Point për t’u bërë presion drejtuesve që të përfnin një version me rreze më të gjatë, FP-9, për të cilin kompania ka deklaruar se mund të godasë Moskën.“U thashë: ku është FP-9-i im?”, tha Zelensky duke buzëqeshur. “Na duhet FP-9. Dhe jam i sigurt se FP-9 do të jetë gati këtë vjeshtë.”Zelensky tha se një seri e fundit inkursionesh të dronëve rusë dhe sulmesh hibride në Evropë përbënin një përpjekje për të frikësuar popullsinë evropiane dhe për të dobësuar mbështetjen për Ukrainën.Sipas tij, disa liderë evropianë kishin filluar ta kuptonin këtë dhe po forconin qëndrimin e tyre.Rusia thotë se akuza të tilla janë të pabazuara dhe rezultat i “histerisë antiruse”.Pas bisedimeve me zyrtarë evropianë në Bruksel këtë javë, Ukraina kishte siguruar financimin për të porositur dronët që i nevojiteshin për të vazhduar luftën në fillim të vitit 2027, tha Zelensky.Zyrtarët ukrainas kishin hartuar plane me partnerët evropianë për të mbuluar një mungesë prej 27 miliardë dollarësh në buxhetin e mbrojtjes së Kievit për këtë vit.Sipas Zelenskyt, planet përfshijnë një kombinim të rishpërndarjes së burimeve nga buxheti i Ukrainës, ndihmës dypalëshe dhe përdorimit të “kredive monetare” nga pjesa e vitit të ardhshëm e një huaje prej 90 miliardë eurosh të BE-së.“Do ta mbyllim këtë boshllëk. Mendoj se ky është një sukses absolutisht i madh për vendin tonë”, tha ai. R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh/U.D/Shqiptarja.com TAG: vladimir putin rusia sulmon ukrainen dronë kiev Friedrich Merz Volodymyr Zelensky lufta ne ukraine Komente Komento Turi: 04/10/2026 12:34 Normal qe do i thuash Zelenskit qe te mbeshtetet te ty, se te dy zioniste jeni dhe po shkaterroni popullin tuaj. Mire ky korruptuari zelenski, po ti o März m.... ca do? Shiko vendin tend se po e çon ne gremine. Përgjigju Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.7% Jo 21.3% Nuk e di 8% Vota total: 1115 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?