Tre gra, njëra prej tyre shtatzënë, mbetën të plagosura në një sulm me thikë në zonën "Porte de Clichy", në veri të Parisit. Pas ngjarjes u arrestua një 31-vjeçar, i cili sipas raportimeve vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sipas autoriteteve, dy nga të plagosurat u dërguan në spital në gjendje kritike, ndërsa gruaja e tretë pësoi lëndime më të lehta. LEXO edhe...Tadej Pogacar hyn në histori, fiton Turin e Francës për herë të pestë dhe barazon legjendat e çiklizmit Burime policore, të cituara nga Le Figaro, thanë se sulmi ndodhi rreth mesditës së së hënës, mes lokalit "Les Deux Coupoles" dhe stacionit të tramvajit. Një efektiv policie, që ndodhej në shërbim, vuri re një burrë me dy thika që po sulmonte kalimtarët. Ai kërkoi përforcime dhe e ndoqi autorin, i cili u arrestua pak më vonë me ndihmën e kolegëve. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, i dyshuari dëgjohet të thotë: “Allahu më urdhëroi ta bëj këtë”, ndërsa mbahet i neutralizuar nga disa persona. Zyra e Prokurorit Kombëtar Antiterrorizëm bëri të ditur se po ndjek procedurën e zhvilluar nga Prokuroria e Parisit. U.D/ReportTv.al sulm me thike Paris Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.1% Jo 30% Nuk e di 6.9% Vota total: 5354 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
