Lajme Zone
Sulm me dron në një plazh plot me pushues, 7 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sulm me dron në një plazh plot me pushues, 7 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Një sulm me dron goditi një plazh të mbushur me pushues në resortin Arkhipo-Osipovka, pranë qytetit Gelendzhik në rajonin rus të Krasnodarit, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Një sulm me dron goditi një plazh të mbushur me pushues në resortin Arkhipo-Osipovka, pranë qytetit Gelendzhik në rajonin rus të Krasnodarit, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Sipas autoriteteve ruse, të paktën shtatë persona kanë humbur jetën, mes tyre tre fëmijë, ndërsa rreth 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur objekti fluturues bie në zonën e plazhit, ku ndodheshin dhjetëra pushues në breg dhe në det, duke shkaktuar panik mes njerëzve.

Guvernatori i rajonit të Krasnodarit, Veniamin Kondratyev, deklaroi se objektiv i sulmit ishte infrastruktura civile. Sipas tij, në vendngjarje është dërguar një ekip i specializuar i mjekësisë së fatkeqësive, ndërsa disa nga të plagosurit, përfshirë një fëmijë, janë transportuar në spital.

Nga ana tjetër, Ukraina nuk ka reaguar ende zyrtarisht për ngjarjen. Kievi ka deklaruar vazhdimisht se nuk godet qëllimisht objektiva civile, një qëndrim që e mban edhe Rusia për sulmet e saj.

Ndërkohë, autoritetet ruse raportuan edhe katër viktima nga një tjetër sulm në Krimenë e aneksuar, pa dhënë detaje mbi vendin e goditjes apo identitetin e viktimave.

Në të njëjtën kohë, autoritetet ukrainase njoftuan se një sulm rus në qytetin Kryvyi Rih, vendlindja e presidentit Volodymyr Zelensky, vrau tre persona. Sipas guvernatorit të rajonit të Dnipropetrovskut, Oleksandr Ganzha, nga goditja shpërtheu një zjarr që dëmtoi rëndë një pikë karburanti dhe disa automjete.

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vijon të shkaktojë viktima në të dyja anët, ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara ka raportuar një rritje të numrit të civilëve të vrarë gjatë muajve të fundit, teksa konflikti vazhdon pa një perspektivë të afërt për arritjen e paqes.