Dy persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë private në Brandenburg të Gjermanisë. Ngjarja ka ndodhur në kampusin e shkollave private Docemus, në Neu Zittau, në distriktin Oder-Spree, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga policia.
Sipas raportimeve të mediave lokale, viktimat janë një studente 18-vjeçare dhe një 30-vjeçar. Dyshohet se 18-vjeçarja ishte ish-e dashura e autorit, një 19-vjeçar, ndërsa burri 30-vjeçar u qëllua për vdekje pasi tentoi të ndërhynte për ta ndaluar sulmuesin. 🔴 BREAKING: Two people were killed at school in the town of Gosen-Neu Zittau near Berlin and a suspect has been detained, local newspaper Maerkische Allgemeine reports. pic.twitter.com/taCsqerTF5
— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) August 27, 2026 Policia dhe shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje rreth orës 13:45, pas raportimeve për një person të armatosur. Në zonë u vendosën një numër i madh efektivësh, ndërsa në operacion morën pjesë edhe zjarrfikës dhe ambulanca. Për shkak të situatës, u kërkua gjithashtu ndihma e dy helikopterëve të shpëtimit.
Autoritetet rrethuan dhe siguruan ambientet e shkollës, ndërsa operacioni policor vijoi në zonë. Në oborr u vendosën barriera për të mbrojtur nxënësit.
Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditura të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe po hetojnë motivin e sulmit, si dhe marrëdhënien mes 19-vjeçarit dhe viktimës 18-vjeçare.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Top Channel

