Lajme Zone
Sulm masiv kibernetik ndaj Komisionit Evropian, goditen të dhëna personale dhe sistemet e pagave
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Sulm masiv kibernetik ndaj Komisionit Evropian, goditen të dhëna personale dhe sistemet e pagave

Ndër sistemet e prekura është Sysper, platforma që administron burimet njerëzore, pagat, kërkesat për leje dhe regjistrimin e orarit të punës. Probleme janë raportuar edhe në MyPMO, sistemin që përdoret për procedurat e rimbursimit të shpenzimeve mjekësore.

Komisioni Europian Një sulm i rëndë kibernetik ka vënë në vështirësi sistemet dixhitale të Komisionit Evropian, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve të brendshme dhe ngritur shqetësime për ekspozimin e mundshëm të të dhënave personale të punonjësve. Sipas raportimit të POLITICO, sulmi ka vijuar për më shumë se 10 ditë, duke prekur disa prej platformave kryesore që përdoren nga punonjësit e institucionit për administrimin e pagave, lejeve dhe rimbursimeve shëndetësore.

Ndër sistemet e prekura është Sysper, platforma që administron burimet njerëzore, pagat, kërkesat për leje dhe regjistrimin e orarit të punës. Probleme janë raportuar edhe në MyPMO, sistemin që përdoret për procedurat e rimbursimit të shpenzimeve mjekësore.

Megjithëse të dyja platformat u rikthyen në funksion në fillim të kësaj jave, Sysper pësoi një tjetër ndërprerje të përkohshme ditën e mërkurë, duke treguar se pasojat e incidentit vijojnë të ndihen.

Një zyrtar i Bashkimit Evropian bëri të ditur se Komisioni beson se ka arritur të kufizojë pjesën më të madhe të sulmit, por ende nuk ka një vlerësim përfundimtar mbi përmasat e dëmit. “Komisioni beson se ka përmbajtur pjesën më të madhe të sulmit, por shkalla e plotë e dëmit mbetet e paqartë. Sistemet mund të rikthehen gradualisht në funksion. Megjithatë, përgjigjet po zgjasin pak më shumë”, deklaroi zyrtari për POLITICO. Sipas të njëjtit raportim, shërbimi i sigurisë kibernetike të institucioneve të BE-së, CERT-EU, zbuloi në fillim të këtij muaji se sulmuesit kishin përdorur ARTEX, një mjet të inteligjencës artificiale të disponueshëm publikisht, i projektuar për identifikimin e dobësive në sistemet informatike.

Në kuadër të masave parandaluese, disa aplikacione u çaktivizuan përkohësisht, ndërsa institucionet intensifikuan kontrollet për të kufizuar rrezikun e përhapjes së sulmit.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Thomas Rainier, konfirmoi se institucioni kishte ndërmarrë masa pas identifikimit të fushatës kibernetike. “Komisioni Evropian mori masat e nevojshme në përgjigje të një fushate sulmi kibernetik që u zbulua. Sistemet individuale u vunë në shënjestër dhe, në përputhje me praktikën tonë të zakonshme, ne i informuam ata që u prekën”, deklaroi ai. Shqetësimi për sigurinë e sistemeve digjitale ka bërë që Komisioni të aktivizojë edhe mekanizmat e tij të brendshëm të menaxhimit të krizave. Në fillim të këtij muaji, u thirr në një mbledhje urgjente Bordi i Menaxhimit të Korporatave, organi më i lartë i menaxhimit të brendshëm, për të shqyrtuar incidentet kibernetike në vijim.

Paralelisht, departamenti përgjegjës për shërbimet dixhitale urdhëroi forcimin e kontrolleve të sigurisë, ndërsa komisionerja për Teknologjinë, Henna Virkkunen, informoi kolegët e saj gjatë mbledhjes së Kolegjit të Komisionerëve të mërkurën mbi masat e ndërmarra për përballimin e situatës.

Incidenti ndaj Komisionit Evropian vjen në një periudhë kur sulmet kibernetike po shtohen dhe po prekin institucione publike, kompani dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Mes objektivave të raportuara në incidente të tjera janë edhe Microsoft, banka të mëdha amerikane, Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së (NSA), si dhe platforma e institucione të njohura ndërkombëtare, përfshirë Air France, BBC dhe Zoom.

Deri më tani, mbetet e paqartë se sa të dhëna mund të jenë komprometuar nga sulmi ndaj Komisionit Evropian dhe nëse incidenti ka pasur pasoja përtej ndërprerjes së shërbimeve të brendshme.sulm masiv kibernetik ndaj komisionit evropian Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota "Jemi miq të mirë"/ Trump takohet me Xi Jinping në Kinë: Për sa kohë ne të jemi në krye, nuk do të kemi kurrë probleme! 19 Nëntor 2026, 07:5407:54Rajoni dhe Bota Rusia dhe Kina nuk janë miq të Amerikës. Pse mendon Trump se janë? 19 Nëntor 2026, 07:2007:20Rajoni dhe Bota Tre cisterna nafte përfshihen nga flakët në Ngushticën e Hormuzit, Irani: Injoruan paralajmërimet tona 18 Nëntor 2026, 22:5822:58Rajoni dhe Bota “Masakra, uri dhe vrasje para syve të botës”, Erdogan akuza Izraelit: E keni kthyer Gazën në kamp përqendrimi 18 Nëntor 2026, 22:2422:24Rajoni dhe Bota Takimi Trump–Putin shqetëson Evropën, frikë se presidenti rus mund ta fusë në kurth homologun amerikan për Ukrainën 18 Nëntor 2026, 21:5221:52Rajoni dhe Bota Zelensky mesazh Moskës: Lufta duhet të marrë fund, nuk do t’i arrini qëllimet tuaja 18 Nëntor 2026, 21:4521:45Rajoni dhe Bota