Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm, pasi porti i Hodeidahut në Jemen, i kontrolluar nga rebelët Huthi, u godit nga një sulm ajror. Sipas raportimeve, nga sulmi janë shkatërruar depo karburanti dhe qendra telekomunikacioni. Milicia e mbështetur nga Irani akuzon Arabinë Saudite për sulmin dhe ka kërcënuar me hakmarrje. Mediat e lidhura me Huthit kanë lënë të kuptohet se objektiv i mundshëm mund të jenë terminalet e kompanisë saudite të naftës Aramco. Pak orë më parë, një cisternë nafte saudite u godit nga një dron në Detin e Kuq, duke pësuar dëme të lehta. Ndërkohë, prej 36 orësh, forcat besnike të qeverisë së Jemenit, të mbështetura nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë nisur një ofensivë kundër Huthive, duke sinjalizuar rifillimin e luftës civile. Përleshjet po zhvillohen në veriperëndim të vendit, mes bregdetit dhe kufirit me Arabinë Saudite, ndërsa diplomatë nga Omani po përpiqen të ndërmjetësojnë një armëpushim. LEXO EDHE:Trump fyen ajatollahët dhe shqyrton një tjetër përshkallëzim ushtarak kundër Iranit Në një deklaratë të publikuar në Telegram, Huthit morën përgjegjësinë për sulmet ndaj Arabisë Saudite. Sipas burimeve arabe, të cituara nga agjencia iraniane e lajmeve Fars, pas sulmeve janë pezulluar fluturimet në aeroportet e Riadit dhe Xhedës. lajm nëpërditësim... K.M/Shqiptarja.com TAG: Arabia Saudite Houthi lufta në Iran Komento Komente Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.6% Jo 29% Nuk e di 6.4% Vota total: 1810 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
