Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, përfshirë erërat me intensitet të lartë dhe dallgëzimin përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit. Ky ndalim hyn në fuqi nga data 23/07/2025, ora 06:00, dhe do të qëndrojë aktiv deri në një përmirësim të kushteve detare dhe një njoftim të dytë zyrtar nga Kapiteneria e Portit Sarandë.Lexo edhe:Kompostimi dhe kremimi me ujë: sa ekologjike janë alternativat ndaj varrimit? Kapiteneria e Sarandës u kërkon të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese se mosrespektimi i këtij urdhri përbën shkelje ligjore dhe do të penalizohet sipas legjislacionit në fuqi.

