Si shkak i stuhisë 3 persona kanë mbetur të plagosur nga thyerja e xhamave... Mbrëmjen e djeshme pjesa më e madhe e vendit u përfshi nga moti i keq. Shira të dendur dhe erëra të forta kanë shkaktuar dëme në disa qytet, pas disa ditësh të karakterizuara nga temperatura të larta.
Saranda është qyteti më i goditur nga stuhia e mbrëmshme pasi gjatë natës është raportuar për pemë të rrëzuara. Si shkak i rrëzimit të pemëve janë bllokuar rrugët si dhe janë dëmtuar disa makina të parkuara.
Gjithashtu mësohet se si shkak i stuhisë 3 persona kanë mbetur të plagosur nga thyerja e xhamave në qytetin e Sarandës. Ata janë paraqitur në spital ku dhe kanë marrë ndihmën e e nevojshme mjekësore.
Edhe Vlora u përfshi mbrëmë nga reshje intensive shiu, erëra të forta dhe shkarkesa elektrike. Ndërkohë një punonjës i OSHEE në Himarë ka ndërruar jetë ndërsa ishte në punë për rikthimin e energjisë pas stuhisë. Elektricisti 54-vjeçar Bashkim Boçi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Në qarkun e Kukësit, erërat e forta shkaktuan probleme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, kryesisht në Bashkinë Has. Sipas OSHEE Kukës, fshati Nikoliq dhe Njësia Administrative Fajzë mbetën pa energji elektrike, pasi një lis u rrëzua mbi linjën e tensionit të mesëm, ndërsa në disa zona u dëmtuan edhe shtylla të transmetimit.
Meteorologët kishin paralajmëruar më herët se një sistem i fuqishëm stuhish do të përfshinte Ballkanin Perëndimor. Sipas parashikimeve, zonat më të rrezikuara ishin jugu i Kroacisë, jugu i Bosnjë-Hercegovinës, Mali i Zi dhe Kosova, ndërsa Shqipëria ishte përfshirë në Nivelin 1 të rrezikut, ku priteshin reshje të dendura, erëra të forta, shkarkesa elektrike dhe, në zona të veçanta, edhe breshër.stuhia Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Stuhi, reshje shiu dhe breshër në disa zona të vendit, si pritet të jetë moti këtë të mërkurë 22 Korrik 2026, 07:1807:18Aktualitet Me afro 200 km/orë, policia ndëshkon shoferët që 'fluturojnë' në rrugë dhe bën apel për kujdes 21 Korrik 2026, 22:3722:37Aktualitet Video/ Reshje shiu dhe erëra të forta, Vlora përfshihet nga stuhia 21 Korrik 2026, 21:5521:55Aktualitet 52 ditë revoltë dhe protestë, nis marshimi qytetar kundër kastës politike 21 Korrik 2026, 21:2121:21Aktualitet Stuhia përfshin Kukësin, reshje dhe erëra të forta; ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona 21 Korrik 2026, 21:1421:14Aktualitet Ligji Antimafia drejt ndryshimit, Klodjan Braho: Të hiqen pengesat që ngadalësojnë hetimet pasurore 21 Korrik 2026, 21:1021:10Aktualitet

