Lajme Zone
Stuhia e fortë shkul pemët në Sarandë, dëme në makina dhe biznese
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Stuhia e fortë shkul pemët në Sarandë, dëme në makina dhe biznese

Pas stuhisë së fortë që përfshiu mbrëmjen e djeshme qytetin e Sarandës, dëme të shumta janë konstatuar në lulishten “Miqësia”.

Pas stuhisë së fortë që përfshiu mbrëmjen e djeshme qytetin e Sarandës, dëme të shumta janë konstatuar në lulishten “Miqësia”.

Era e fuqishme ka rrëzuar dhe dëmtuar një numër pemësh, duke lënë pas degë të thyera dhe pemë të shkulura.

Pamjet e mëngjesit të sotëm tregojnë qartë forcën e stuhisë, e cila ka prekur një nga hapësirat më të frekuentuara publike të qytetit. Si pasojë e stuhisë janë dëmtuar disa biznese si dhe një numër automjetesh. Dëmtimet kanë ndryshuar ndjeshëm pamjen e lulishtes, ndërsa në disa zona kalimi është vështirësuar për shkak të pemëve dhe degëve të rrëzuara./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet sarandeshkul