Studentja e cila u bë virale për shkak të mesazhit që dha në protest, e ftuar në emisionin Opinion i ka bërë thirrje prindërve që të bëhen pjesë e protestës së bashku me fëmijët e tyre. “Kam një thirrje për prindërit: Të gjithë me fëmijët përdore në protestë. Mamaja ime më tha mos dil se është e dhunshme i thashë maksimumi do më arrestojnë do më lirojnë prapë dhe nëse unë jam e para që vritem qoftë që është ky vend.
Në emrin tim kërkoj ndjesë për çdo biznes privat që është dëmtuar. Për institucionet nuk kërkoj fare ndjesë.
Kjo gjë ka ardhur nga protesta paqësore për muaj të tërë dhe nuk u dëgjuam.
Në çfarë forme duhet të protestoj që fjala ime të dëgjohet”, tha studentja./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

