Ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës, e zhvilluar këtë të shtunë në ambientet e Akademisë së Arteve. Në përfundim të takimit, teksa drejtuesit dhe anëtarët e PS-së po largoheshin nga godina, jashtë saj janë përballur me thirrjet e studentëve të Lëvizjes Studentore Kombëtare.
“Rama, jep dorëheqjen”, kanë thirrur studentët, duke përcjellë kështu mesazhin e protestës së tyre edhe në momentin e largimit të socialistëve nga mbledhja. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

