Marshimi i protestës së 126-të ka vijuar përgjatë rrugës së Durrësit, ku protestuesit janë ndalur edhe pranë Ministrisë së Arsimit. Studentë dhe qytetarë u grumbulluan para institucionit, ndërsa gjatë tubimit u bënë thirrje studentëve që të bojkotojnë procesin mësimor në shenjë proteste. Në fokus ishte edhe nisja e vitit të ri akademik, i cili pritet të fillojë më 5 tetor. Protestuesit njoftuan se do të rikthehen para Ministrisë së Arsimit më 13 tetor, në orën 14:00, për një protestë të veçantë. Nga marshimi u përcoll gjithashtu thirrja drejtuar studentëve që t’i bashkohen protestës dhe të bojkotojnë mësimin. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 126 protesta
