Lajme Zone
“Studentët i kanë prerë biletën Edi Ramës”, Berisha: Janë të bindur për largimin e tij nga pushteti!
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Studentët i kanë prerë biletën Edi Ramës”, Berisha: Janë të bindur për largimin e tij nga pushteti!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas tensioneve të krijuara gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ku studentët dhe gjimnazistët kërkuan largimin e deputetëve të opozitës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas tensioneve të krijuara gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ku studentët dhe gjimnazistët kërkuan largimin e deputetëve të opozitës. Berisha tha se pas asaj skene qëndron kryeministri Edi Rama, i cili e ka orkestruar me qëllim për të përçarë protestën, ndërsa akuzoi se skenar janë përfshirë edhe persona të angazhuar nga policia kriminale. Në përfundim, kreu i PD-së u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin protestën studentore, duke e cilësuar largimin e Ramës nga pushteti si të domosdoshëm. “Sot dështoi në mënyrën më të turpshme përpjekja e Edi Ramës për të përçarë protestën në mënyrën më të neveritshme. Ata të cilët si puna e Qorrit të tij deklarojnë se protestojnë për të përmirësuar Ramën, ata janë jago të revoltës studentore. Studentët e revoltuar, gjimnazistët, i kanë prerë biletën Edi Ramës. Nuk besojnë kurrë se ai mund të përmirësohet, janë të bindur se ka kryer krime të rënda dhe duhet të largohet nga pushteti. Dhe kjo pikërisht është përpjekje e dështuar e tyre për të izoluar studentët nga mbështetësit e vërtetë dhe të fuqishëm të tyre. Në këtë përpjekje pati dhe të angazhuar nga policia kriminale, por që të gjithë morën përgjigjen e merituar. Sot Edi Rama me ortakët e tij dështoi në mënyrë përfundimtare të përçajë protestën. Protesta studentore ka nevojë jetike të mbështetet nga të gjithë ata që besojnë se Edi Rama është një e keqe e madhe në këtë vend që duhet të largohet menjëherë”,- tha Berisha. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb