Lajme Zone
Studentët dhe pedagogët zhvendosin sot protestën para Kuvendit
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Studentët dhe pedagogët zhvendosin sot protestën para Kuvendit

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vijojnë të mobilizojnë studentët dhe pedagogët, ndërsa bojkoti i mësimit është shtrirë në universitetet publike. Protestuesit kanë refuzuar sërish ftesën e kryeministrit për dialog, duke këmbëngulur te kërkesa për dorëheqjen e tij. Pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku u thyen karriget e vendosura nga Rama si simbol i ftesës për dialog, protestue

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vijojnë të mobilizojnë studentët dhe pedagogët, ndërsa bojkoti i mësimit është shtrirë në universitetet publike. Protestuesit kanë refuzuar sërish ftesën e kryeministrit për dialog, duke këmbëngulur te kërkesa për dorëheqjen e tij. Pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku u thyen karriget e vendosura nga Rama si simbol i ftesës për dialog, protestuesit do të zhvendosen sot në orën 09:00 para Kuvendit, paralelisht kur pritet të zhvillohet seanca parlamentare.

Sindikata e Universiteteve njoftoi bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike, në shenjë solidariteti me studentët dhe nxënësit që janë ngritur në protestë. Bojkoti ka nisur të mërkurën dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

Pedagogët kanë paralajmëruar gjithashtu se do të mblidhen çdo ditë, në orën 10:00, para Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm