Studentët e grupimeve “Studentët n’ Protestë” dhe “Revolucioni Studentor” depozituan sot, më 5 nëntor, në Gjykatën Kushtetuese ankimet kundër tre akteve të qeverisë, të miratuara më 28 tetor, të cilat, sipas tyre, cenojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe për të kundërshtuar vendimet e pushtetit. Ankimet janë përgatitur së bashku me katër organizata të shoqërisë civile: Qendrën Res Publica, Komitetin Shqiptar të Helsinkit, Shoqatën Ornitologjike të Shqipërisë dhe EcoAlbania. Në një deklaratë pas depozitimit të ankimeve, studentët thanë se paketa e miratuar nga qeveria kufizon hapësirën demokratike dhe krijon pasoja për qytetarët që marrin pjesë në protesta. LEXO EDHE:'Dorëheqja ime nuk imponohet nga rruga', Rama për Report TV: Shanin e kërcënonin, por nuk dëgjova asnjë ide për Shqipërinë! Duar të regjimit iranian në bulevard, kemi fakte (VIDEO) “Sot jemi para Gjykatës Kushtetuese për të depozituar tre ankime kundër akteve të qeverisë të miratuara më 28 tetor. Këto akte synojnë të ngushtojnë hapësirën e fundit demokratike që na ka mbetur, të drejtën për të protestuar, për të kundërshtuar padrejtësitë dhe për të ngritur zërin”, deklaruan studentët. Në qendër të kundërshtimeve është akti normativ nr. 5/2026, i cili, sipas tyre, i jep policisë të drejtën të ndalojë ose kufizojë protestat pranë institucioneve, të largojë qytetarët nga zonat e mbrojtura, të kërkojë fshirjen e postimeve në rrjetet sociale dhe të vendosë gjoba deri në 500 mijë lekë, shumë që studentët e krahasojnë me dhjetë paga minimale. Akti i dytë që kundërshtohet është ai me nr. 6/2026, i cili, sipas grupimeve studentore, i bën organizatorët përgjegjës solidarisht për dëmet e shkaktuara nga pjesëmarrës të tjerë gjatë protestave të tetorit. Studentët pretendojnë gjithashtu se ky akt parashikon gjoba për veprime të kryera përpara se këto sanksione të ekzistonin, duke ngritur shqetësimin për zbatimin prapaveprues të ligjit. Ndërsa VKM-ja nr. 815/2026, sipas tyre, parashikon krijimin e një regjistri policor për personat që kanë marrë pjesë në tubime. Studentët pretendojnë se kjo masë mund të çojë në refuzimin e daljes jashtë vendit pa vendim gjykate, si dhe në njoftimin e shtetit ku personi udhëton dhe të hoteleve ku qëndron. “Janë tre akte të ndryshme me një mesazh të përbashkët: Kush ngre zërin kundër pushtetit duhet të ketë frikë nga pasojat”, deklaruan studentët pas depozitimit të ankimeve. Ata kundërshtuan edhe argumentin e qeverisë se paketa synon mbrojtjen e protestave paqësore dhe se përgjegjësia për shkeljet është individuale. “Qeveria thotë se me këtë paketë protesta paqësore mbrohet dhe se përgjegjësia është gjithnjë vetjake, por paketa ‘antidhunë’ ndëshkon edhe ata që nuk kanë ushtruar dhunë”, u shprehën përfaqësuesit e grupimeve studentore. Për këtë arsye, studentët dhe organizatat e shoqërisë civile i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese që t'i shqyrtojë ankimet me përparësi dhe të pezullojë zbatimin e dispozitave për të cilat është kërkuar pezullim, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Ata kërkojnë gjithashtu që, në rast se Kuvendi i miraton aktet normative, Gjykata Kushtetuese ta shtrijë kontrollin edhe mbi ligjin miratues, në mënyrë që ankimet të mos mbeten pa objekt. Në përfundim të deklaratës, studentët e cilësuan situatën si shqetësuese për të rinjtë që kërkojnë të marrin pjesë në jetën demokratike të vendit. “Një brez i tërë të rinjsh po e nis jetën përballë një shteti autokratik që, në vend që t'u garantojë hapësirë për debat, kundërshtim e pjesëmarrje demokratike, u përgjigjet me dhunë dhe frikë. Nuk duam të rritemi duke mësuar se të kundërshtosh pushtetin është faj dhe pjesëmarrja në protestë është arsye për t'u trajtuar si armik”, thanë ata. U.D U.D Shqiptarja.com TAG: masat ndaj dhunuesve protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 56% Veliajn 22.5% Asnjërin 21.5% Vota total: 559 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
