protestuesit Një grup përfaqësues të studentëve protestues kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese ankimin e tyre për 3 VKM të qeverisë, që i pengon ata të grumbullohen dhe të protestojnë. Studentët kundërshtojnë:
· Aktin normativ nr. 5/2026 i cili i jep policisë të drejtën të ndalojë ose të kufizojë protestat rreth institucioneve, të largojë qytetarë nga “zonat e mbrojtura”, të kërkojë fshirjen e postimeve në rrjete dhe të vendos gjoba deri në 500 mijë lekë, sa dhjetë paga minimale;
· Aktin normativ nr. 6/2026 i cili i bën organizatorët përgjegjës solidarisht për dëmet e shkaktuara nga të tjerë gjatë protestave të tetorit dhe vendos gjoba për sjellje të kryera para se këto gjoba të ekzistonin;
· VKM-në nr. 815/2026 i cili krijon një regjistër policor në prokurori që personit t’i refuzohet dalja nga vendi pa vendim gjykate ose të njoftohet shteti ku udhëton, policia njofton për të edhe hotelet.
Në një komunikim për shtyp, të rinjtë thanë se kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që të pezullohet zbatimi i dispozitës. Për këtë arsye, ata kërkojnë që Gjykata t’i shqyrtojë ankimet me përparësi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

