Lajme Zone
Studentë e qytetarë i kërkojnë dorëheqjen, Rama vijon lojën: Ju pres në dialog online
PolitikëPamfleti

Studentë e qytetarë i kërkojnë dorëheqjen, Rama vijon lojën: Ju pres në dialog online

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka prezantuar platformën “Fol me Kryeministrin”, një hapësirë ku studentët dhe qytetarët mund t'i drejtohen me pyetje, kritika, shqetësime apo propozime.

Rama Pas protestës së djeshme, Kryeministri ka prezantuar platformën “Fol me Kryeministrin”, duke e zhvendosur ftesën për dialog nga takimet fizike te mesazhet në internet. Studentët kërkojnë dorëheqjen, por Edi Rama vazhdon lojën duke iu ofruar dialog. Dhe kur ftesat për t'u ulur në tryezë nuk pranohen, Kryeministri duket se ka vendosur të provojë një tjetër rrugë: komunikimin përmes ekranit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka prezantuar platformën “Fol me Kryeministrin”, një hapësirë ku studentët dhe qytetarët mund t'i drejtohen me pyetje, kritika, shqetësime apo propozime.

Nisma vjen në një moment tensionesh, kur studentët, kanë refuzuar dialogun me kreun e qeverisë dhe vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij.

Por ndërsa në rrugë kërkohet largimi i Kryeministrit, në internet ofrohet mundësia për t'i shkruar atij. Një kontrast që ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si qeveria po i përgjigjet pakënaqësisë studentore.

Platforma përmban katër kategori: “Pyetje”, “Kritikë”, “Shqetësime” dhe “Propozime”. “Një hapësirë e re sociale për komunikim të drejtpërdrejtë me Kryeministrin. Sigurisht për studentët, por e hapur për këdo që dëshiron të bëjë një pyetje, të shprehë një kritikë, të ngrejë një shqetësim apo të paraqesë një propozim”, thuhet në prezantimin e platformës.

Pas protestës së djeshme, e cila u shoqërua me tensione dhe dhunë, mbetet e paqartë se çfarë mund të ndryshojë një platformë komunikimi në qëndrimin e studentëve që kanë refuzuar dialogun.

Në fund, pyetja nuk është nëse studentët dinë ku t'i shkruajnë Kryeministrit, por nëse Kryeministri është i gatshëm t'i dëgjojë kërkesat që ata kanë shprehur tashmë.

Sepse, kur kërkesa është dorëheqja, një buton “Shkruaj” vështirë se mund të konsiderohet përgjigje politike. 1 Komente T Tony 8 Nëntor 2026, 12:53 Ja shpikja me e urryer, genjeshtra me e madhe e njerezimit interneti, ku qente, grabitqaret, politikanet, zarbot e burrecet e gjithe planetit fshihen pas ekranit e tallin bythen, grabisin, hapin luftra, e shkaterrojne njerezimin. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Arbër Hajdari, kandidat për Bashkinë e Tiranës? Erion Braçe: E mirëpres nëse ka garë brenda PS 7 Nëntor 2026, 22:5522:55Politike Demokracia është një 'diktaturë'! 7 Nëntor 2026, 22:2322:23Politike Përplasjet e demokratëve me studentët, Tabaku kritika të vetëve: Trishtim, nuk luftojmë për një copë opozitë 7 Nëntor 2026, 19:5119:51Politike Rinia në këmbë, kundër fronit të Ramës dhe hijes së Berishës! 7 Nëntor 2026, 18:0518:05Politike Mesazhi i të riut që i çjerr maskën Berishës dhe taborit të tij 7 Nëntor 2026, 17:2917:29Politike “The Albanian Files” kthehet në dosje penale, SPAK nis hetimet për projektet e Edi Ramës 7 Nëntor 2026, 16:5016:50Politike