Lajme Zone
Strehimi, Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Strehimi, Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në eventin për prezantimin e Programit Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë, Rilindja 2.0.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në eventin për prezantimin e Programit Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë, Rilindja 2.0.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se do të ndërtohen banesa të përkohshme për të apstrehët, të cilët preken nga fatkeqësitë natyrore.

Rama shtoi se do të ketë banesa të të veçanta për personat me aftësi të kufizuara. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Programi tjetër, është programi i banesave të përkohshme. Fatkeqësitë natyrore janë bashkëudhëtare të jetës së këtij planet. Përmbytjet, zjarret, sigurisht, do forcojmë kapacitetet tona logjistike për t’u përballur me fatkeqësitë natyrore në kohë reale, do kemi sistem mikpritjeje për një periudhë të përkohshme. Programi i gjashtë, është i banesave të veçanta, të përshtatura për persona me aftësi të kufizuara. Është e pamundur sot të komunikohen faktet dhe të mund që njerëzit të kenë akses te faktet, pa u deformuar rrugës. Këto programe dhe kjo politikë e re strehimi nuk lind në boshllëk. Nga 2018 e deri në 2026, janë 30904 familje të mbështetura nga programet e strehimit. Në prezantimin e programit një vit më parë, kemi folur për 50 mijë familje deri në 2030. Për këdo që e ka harruar, 50 mijë çelësa nuk janë një objektiv i hedhur në ajër, para një fushate, që për ne nuk ishte sfidë në aspektin e fitores, por në barrën e përgjegjësisë”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Edi Rama