Lajme Zone
“S’rrimë dot në shtëpi”, muzika e lartë vijon pas orës 23:00 në Cabana Beach
Të tjeraJOQ Albania

“S’rrimë dot në shtëpi”, muzika e lartë vijon pas orës 23:00 në Cabana Beach

Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania lidhur me zhurmat në zonën e Plazhit në Durrës.

Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania lidhur me zhurmat në zonën e Plazhit në Durrës.

Në qendër të denoncimit është “Cabana Beach”, ku, sipas një qytetari, muzika vijon me volum të lartë edhe pas orës 23:00, duke shqetësuar banorët dhe pushuesit përreth.

Qytetari ka dërguar një video, për të cilën ka konfirmuar orarin e regjistrimit. Pamjet janë filmuar pas orës 23:00 dhe në to dëgjohet muzika e lartë që vjen nga subjekti.

“Na mbyti mor vlla. Gjasme është thënë që nuk lejohet muzika e lartë ose muzikë live, por e kanë degjeneruar situatën. Nuk mundemi të rrimë në shtëpi me fëmijët”, shkruan ai.

Denoncuesi tregon se ka marrë fëmijët dhe ka shkuar të qëndrojë te vjehrri për t’u larguar nga zhurma.

“Solla kalamajt këtej nga vjehrri, se në shtëpi dëgjohet shumë. Dhe kam beben 7 muajshe”, shprehet ai.

Sipas tij, lokalet dhe baret e tjera përreth e kanë fikur muzikën, ndërsa te “Cabana Beach” ajo ka vijuar.

Denoncimi vjen një ditë pas një tjetër shqetësimi nga Plazhi i Durrësit, ku qytetarët ngritën pikëpyetje mbi zbatimin e rregullave për zhurmat dhe nëse ato po zbatohen njësoj për të gjitha subjektet.

Sipas udhëzimit të ri, pas orës 20:00 kufiri i lejuar i zhurmës është 45 decibel.

Qytetari kërkon ndërhyrjen e institucioneve, duke thënë se situata është bërë e padurueshme për familjen e tij.

“Uroj që të bëni diçka. Sa më urgjente”, shkruan ai.

Nëse rregullat duhet të zbatohen njësoj për të gjithë, pyetja që ngrihet është e thjeshtë: a po kontrollohen dhe po respektojnë të njëjtat kufij të gjithë subjektet në zonën e Plazhit të Durrësit? View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)