Lajme Zone
Sponsorizimet/ Pr.ligji kufizon kategoritë që do të financojnë sportin, artin e kulturën! Përjashtohen kompanitë e basteve, cigareve dhe alkoolit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Sponsorizimet/ Pr.ligji kufizon kategoritë që do të financojnë sportin, artin e kulturën! Përjashtohen kompanitë e basteve, cigareve dhe alkoolit

Projektligji i ri i qeverisë vendos kufizime të qarta për subjektet që mund të mbështesin financiarisht sportin, artin dhe kulturën. Përjashtohen të dënuarit për vepra që shkojnë nga korrupsioni te pastrimi i parave apo evazioni fiskal, kompanitë që tregtojnë duhan e pije alkoolike si dhe ato që reklamojnë lojërat e fatit. Pr.ligji së fundmi ka kaluar në Kuvend.

Skema e propozuar për sponsorizimet ofron një mekanizëm të ri që e bën më tërheqës angazhimin e një sipërmarrjeje për të dhënë mbështetje financiare për aktivitetet sportive, artistike e kulturore, por duke përcaktuar nga ana tjetër dhe një listë me kategoritë e personave dhe biznesve që përjashtohen nga kjo mundësi. Projektligji ka një nen të posaçëm me kufizimet për donacionet dhe sponsorizimet. Këto kufizime prekin personat e dënuar me vendim të formës së prerë për të paktën tetë vepra penale që shtrihen nga korrupsioni, pastrimi i parave, financimi i terrorizmit, trafikimi i paligjshëm, deri te fshehja e të ardhurave, mospagimi i taksave e falsifikimi i dokumentave. Të përjashtuar dhe personat ndaj të cilëve ka masa shtrënguese ndërkombëtare për ngrirjen e fondeve dhe pasurive. Një shoqëri që është në process falimentimi, që ka pezulluar aktivitetin apo ka marëveshj për shlyerje borxhesh, nuk mund të jetë donator apo sponsorizues. LEXO EDHE:Publikohet projektligji për sponsorizimet, zbritje deri në 30% nga tatimi mbi fitimin! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro I njejti ndalim edhe për kompanitë e duhanit e pijeve alkoolike, e ato që i importojnë apo eksportojnë këto produkte, si dhe ato që reklamojnë lojërat e fatit. Në këtë listë përfshihen dhe subjektet buxhetore dhe shoqëritë, ku shteti zotëron aksione. Të gjitha donacionet dhe sponsorizimet duhet të jenë të deklaruara. Ato anonime janë të ndaluara, sipas projektligjit. Propozimi i qeverisë, parashikon se vlera e ofruar për donacione apo sponsorizime nuk mund të shkojë më shumë se 30 përqind e tatimit mbi fitimit, por një biznes vetëm, nuk do të mund të japë më shumë se 30 milion lekë të rinj. Propozimi vendos po ashtu, një tavan prej 2 miliard lekësh ose, 22 milionë euro, për vlerën totale të sponsorizimeve të lejuara brenda një viti për të gjitha aktivitetet. P.J / A.E P.J Shqiptarja.com TAG: donacionet sport kultura sponsorizim Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

18 Nëntor, 11:04

A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 63.7% Jo 28.6% Nuk e di 7.7% Vota total: 808 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?